Akuzat e Martit Nishani Jemi te hapur per EULEX
TIRANE - Ministri i Drejtesise Bujar Nishani u ka shprehur dje zyrtareve te larte te misionit EULEX ne Kosove gatishmerine e Shqiperise per bashkepunim ne hetimin e akuzave te Dik Martit. Kete qendrim ministri shqiptar i Drejtesise Nishani e konfirmoi ne nje takim me kreun e komponentit te drejtesise se EULEX-it Silvio Bonfigli presidenten e Asamblese se Gjyqtareve te EULEX zonjen Maria Guliana si dhe kreun e prokurorise se EULEX Johannes Van Vreesvvijk. Ne frymen e bashkepunimit te ndersjelle mes ministrit te Drejtesise Bujar Nishani dhe kreut te Drejtesise se EULEX Silvio Bonfigli u shkembyen mendime mbi disa draft- marreveshje te perbashketa per ndihmen e ndersjelle juridiksionale per ekstradimet dhe transferimet me Republiken e Kosoves te cilat presin formimin e qeverise se re per tu miratuar. Nishani shprehu gatishmerine e tij me qellim qe ndihma e ndersjelle ne fushen e bashkepunimit ndergjyqesor te jete e shpejte dhe efikase si dhe shfaqi gatishmerine e tij ne miratimin e draft-marreveshjeve te hartuara me ekspertizen e dy paleve. Nishani shprehu gatishmerine e tij per te bashkepunuar me EULEX mbi ceshtjet e ngritura ne raportin e deputetit zviceran Dik Marti. Drejtuesi i EULEX-it per drejtesine Silvio Bonfigli vleresoi gatishmerine e qeverise shqiptare per bashkepunim. Ai tha se ka kerkuar paraqitjen e provave mbi akuzat e ngritura ne raportin e Dik Martit.