Pranga dy vellezerve me heroine e arme
DURRES/ Policia e Durresit arrestoi dje dy shperndares te lendeve narkotike ne kete qytet ndersa sekuestroi edhe nje arsenal armesh zjarri te llojeve te ndryshme. Mesohet se te ndalurit jane vellezer Elvis Mona 27 vjec dhe M. Mona 17 vjec banues ne Durres. Ata jane kapur ne flagrance ne banesen e tyre ne afersi te Stadiumit ne lagjen numer 16 pas nje kontrolli te ushtruar nga forcat e rendit ne bashkepunim me antidrogen. Sipas burimeve te policise dy vellezerit ishin mbajtur nen vezhgim nga agjentet e antidroges prej disa ditesh pasi ata dyshoheshin per veprimtari shperndarjeje dhe shitjeje te lendeve narkotike si heroine dhe marijuane. Pas sinjalizimeve te marra ne rruge operative blute i mbajten ne vazhdim ata derisa konkluduan veprimtarine e tyre. Ata organizuan edhe nje operacion per arrestimin i cili u krye dje rreth ores 1330 ne banesen e vellezerve. Gjate kontrollit te ushtruar atyre iu gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e provues materiale nje sasi prej 18 gr lende narkotike e dyshuar heroine 3 pushke model 63 kalibri 762mm tete kallepe lende eksplozive tritol 4 granata difensive rreth 1500 fisheke te kalibrave te ndryshem si dhe 20 detonatore. Burime te policise se Durresit bene te ditur se ne ditet ne vijim pritet te ndalohen edhe shtetas te tjere pasi dyshohet se mund te kete edhe te tjere te perfshire ne kete trafik te lendeve narkotike. l.m