E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme e droge pranga biznesmeneve

/ /

Sipas policise konflikti kishte ne qender te tij nje mosmarreveshje mes paleve te nje rrjeti te trafikut ne lidhje me cilesine e mallit. Operacioni i koduar Kalaja 2 u organizua ne oret e vona te se enjtes duke bere te mundur arrestimin e kater personave mes te cileve edhe viktimen e mundshme. Te arrestuarit jane Kristian Gjyrgji

30 vjec lindur ne fshatin Gradish te rrethit Lushnje student ne vitin V Juridik ne Tirane vellezerit Ajet dhe Saimir Hoti 20 dhe 24 vjec nga Shkodra si dhe Naim Hotaj 19 vjec nga fshati Palvar Malesi e Madhe. Kreu i policise se Shkodres Arjan Bozhaj u shpreh dje se arrestimi i kater te rinjve ishte bere fale nje pune mjaft te mire dhe profesionale te oficereve te policise.
Burime te Policise se Shkodres bene te ditur se shkak per konfliktin ka qene prishja e pazarit per drogen kokaine. Agjente te policise kriminale dhe te antidroges prej kohesh kishin rene ne gjurmet e ketij rrjeti te trafikut te droges. Pas hetimit rezultoi se tre te rinjte nga Shkodra kishin bere porosi per te blere nje sasi droge. Studenti i Juridikut ua kishte sjelle mallin jo sipas parametrave me te cilat ishte bere porosia. Kaq ka mjaftuar qe mes tyre te nise debati i cili me kalimin e diteve vetem sa ishte acaruar derisa ishte planifikuar edhe eliminimi i 30-vjecarit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar qe i riu nga Lushnja ishte shitesi i mallit. Por pas disa porosive tre shkodranet kane diktuar se malli nuk ishte i cilesise per te cilen ata kishin paguar parate. Ky konstatim beri qe mes studentit dhe dy vellezerve biznesmene te artikujve ushqimore te nise nje konflikt i rende bene te ditur burime te policise. Mesohet se ky konflikt e ka zanafillen disa jave me pare. Policia pasi mori informacion per nje grindje mes tyre kishte shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes. Por palet e konfliktuara sapo kane pare policine nuk e kane vazhduar me tej duke iu kerkuar qe te largoheshin pasi ata do ta mbyllnin me kaq sherrin mes tyre. Agjentet e policise kane dyshuar ne kete pajtim te menjehershem ndaj e kane mbajtur per dite te tera nen survejim dyqanin e vellezerve Hoti. Ata kane verejtur se vizitat e lushnjarit ne dyqanin e tyre ishin te shpeshta cka ka shtuar dyshimet per marredheniet dhe aktivitetin qe ata mund te kishin se bashku. Per kete shkak policia e Shkodres nisi hetimin me metoda speciale derisa zbuluan rrjetin e trafikut. Mbremjen e se enjtes situata eshte acaruar serish per cilesine e mallit ndaj policia nderhyri ne momentin kur zbuloi edhe planin per vrasjen e 30-vjecarit. Ata kane kryer arrestimin e menjehershem te kater personave. Gjate kontrollit te kryer ne dyqanin dhe banesen e vellezerve u be sekuestrimi i 400 grameve lende narkotike e llojit kokaine 2 automatike model 56 me dy krehra me fisheke 5 kallepe lende eksplozive e llojit tritol dylbi pushke snajper nje Fiat Punto me ngjyre te zeze me targa TR 7960 S nje Wolksvagen-Golf me ngjyre blu me targe LU 7009 B ciklomotor pa targa gjashte aparate celular etj. Ndaj kater te arrestuarve rendojne akuzat  e Vrasjes e ngelur ne tentative Prodhim dhe shitje e narkotikeve dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve e municioneve luftarake.

Mjetet e sekuestruara

.    400 gram lende narkotike kokaine

.    2 automatike model 56 me dy krehra me fisheke

.    5 kallepe lende eksplozive e llojit tritol

.    Dylbi pushke snajper

.    Fiat Punto ngjyre e zeze me targe TR 7960 S

.    Volksvagen-Golf ngjyre blu me targe LU 7009 B

.    Ciklomotor me ngjyre te zeze pa targe

.    6 aparate celular

SHKODER/ RIDVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›