Konfindustria: Kontrata e kredimarrjes te behet "titull ekzekutiv".
Konfederata e Industrive Shqiptare ka kerkuar sot nga institucionet marrjen e masave per kredite e keqija. Ne nje deklarate per mediat, Administratori i Pergjithshem i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, ka deklaruar se kontratat e kredimarrjes duhet te kthehen ne tituj ekzekutiv, me qellim berjen e ekzekutimit te kolateralit. "Konfindustria ne kendveshtrimin e mesiperm njekohesisht mbeshtet parimisht propozimin e Bankes se Shqiperise drejtuar institucioneve te vendimmarrjes politike per te kryer te gjitha ndryshimet ligjore te nevojshme per kthimin ne "titull ekzekutiv" te kontrates se kredimarrjes se kolateralit bankar", - u shpreh dje Buxhuku. Ai ka argumentuar se sistemi i drejtesise duhet te jete me fleksibel ne lidhje me proceset qe kane te bejne me kredidhenien, duke u dhene mundesi bankave dhe bizneseve te qarkullojne kapitalin.
"Praktikat e derisotme kane treguar se sistemi gjyqesor ne mjaft raste ka vonuar deri ne bllokim te plote ekzekutimin e kolateraleve te kredive me pasoja te renda per: - qendrueshmerine e sistemit bankar dhe sidomos - prishjen e rregullave te konkurrences se ndershme ndermjet operatoreve ne treg", - u shpreh Buxhuku. Keto masa, sipas tij, duhet te vijne si pasoje e rritjes se nivelit te kredive te keqija. "Rritja e mases se 'kredive te keqija' ne nivelin 21,5% te deritashme kundrejt portofolit te pergjithshem me vlere absolute, qe tejkalon vleren e 1,1 miliarde $, e ben vecanerisht te nevojshme dhenien e lirise se veprimit bankave te nivelit te dyte te ekzekutojne me shpejtesi kolateralin perkates", - u shpreh Buxhuku. Ai shtoi se institucionet duhet te shpejtojne procesin e ekzekutimit dhe vendimmarrjen per kthimin ne "titull ekzekutiv" te kolateralit te kredive. Sipas tij, kjo do te beje te mundur; "riqarkullimin me efektivitet te aseteve dhe kapitaleve financiare, te bllokuara deri me tash ne biznese te falimentuara dhe tregje te ngopura, ne perfitim te ekonomise kombetare".