Rita Ora: Me 28 nentor do te kendoj ne Prishtine
Superylli shqiptar Rita Ora qe ka pushtuar mediat boterore ka zbuluar se eshte duke planifikuar nje koncert te befasishem ne Kosove, pasi eshte ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga. Rita, e cila i ka prinderit shqiptare, por qe eshte rritur ne Londer, pritet qe te kthehet ne Prishtine per te festuar 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, pasi eshte ftuar nga presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga. "Une jam ftuar nga presidentja e Kosoves per te shkuar me 28 nentor ne 100-vjetorin e Pavaresise, keshtu qe mund te performoj disa kenge akustike si befasi per bashkevendesit e mi", - ka theksuar Rita per revisten "Bang". Sic shkruan revista, Rita ka afinitet te madh me vendlindjen e saj, nga i cili ajo dhe prinderit e saj u larguan kur ajo ishte vetem njevjecare per shkak te lufterave ballkanike, ndersa tani ylli boteror mezi pret te kthehet ne Kosove qe prej kohes kur nenshkroi kontrate me "labelin" e Jay-Z, Roc Nation. "Une vazhdimisht shkoja ne Kosove ne vere, por ka tre vjet qe nuk kam qene. Gjeja me e mire per vendin tim jane vete njerezit, ata e duan jeten dhe kenaqen shume, ndersa vertet me perkrahin, gje per te cilen jam vertet falenderuese", - shtoi Rita. Kosova eshte po ashtu eshte vendi ku Rita mund t'i haje ushqimet e preferuara te saj, ndersa ajo mezi pret qe te shijoje piten me spinaq bashke me nenen e saj. "Nuk jam kuzhiniere e mire, por nena ime e ben piten me te mire me spinaq. Une mund ta bej me nenen time bashke dhe ai eshte ushqimi im i preferuar. Nuk tingellon i mire, por eshte vertet shume i shijshem. Te merr diku rreth tri ore ta besh, me brumin dhe shtresat qe duhet t'i besh gati", - perfundoi Rita. Albumi i ri i Rita Ores i titulluar "ORA" do te jete ne shitje neper bote qe prej dates 27 gusht.