E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlerësimi Pack: Zgjedhjet janë organizuar mirë

Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se për aq sa ka parë deri tani, zgjedhjet, të cilat edhe ajo i cilësoi si test për funksionimin e demokracisë, janë organizuar mirë. “Do të ishte shumë mirë po qe se rezultati dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht ato të serbëve, të jenë të mira, ashtu siç ka qenë edhe vetë organizimi i zgjedhjeve”, ka thënë Pack, për Radion Evropa e Lirë.
Eurodeputetja Pack, e cila po qëndron në Prishtinë, gjithashtu pohoi se zgjedhjet lokale të 2009-ës në Kosovë janë një test për funksionimin e demokracisë dhe një mundësi dëshmimi për institucionet kosovare.
“Nuk duhet ta mbivlerësojmë këtë, por mendoj se është fakt që Kosova e pavarur duhet të dëshmojë se mund të mbajë zgjedhje dhe për aq sa kemi parë, ato janë organizuar mirë. Madje, edhe në vendvotime sot gjithçka ka shkuar mirë. Nuk kam vërejtje dhe mund të them se këto zgjedhje janë një test i vogël për funksionimin e demokracisë”, shtoi ajo, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve kosovarë në këto zgjedhje.

Ky lajm është publikuar: 15/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›