Kryetari i Bashkisë Rama: “Berisha mos prek buxhetin tonë!”
Autori i Lajmit: Redaksia
Anullim vendimit për biznesin e vogël dhe amendamentëve për taksat vendore që shkelin autonominë e pushtetit lokal. Kjo ishte kërkesa kryesore e apelit publik që krerët e bashkive dhe komunave të zgjedhur nga radhët e PS i bënë kryeminisitrit Sali Berisha, në një protestë të zhvilluar dje në mesditë paqësisht përpara godinës së qeverisë.
Vendimi i qeverisë për të kthyer bizneset e vogla me të ardhura 5 milionë lekë në biznese të mëdha sipas të zgjedhurve vendorë nga PS do të ishte një katastrofë për buxhetin e pushtetit lokal..
Në fjalën e mbajtur, në protestën për vendorët, Rama akuzoi qeverinë se po sulmon pushtetin vendor. “Në rast se Berisha vendos të miratojë vendimin që kalon biznesin e vogël nga biznes i vogël në të madh të gjitha bizneset e vogla që bëjnë xhiro 5 milionë lekë, situata do të jetë dramatike”. Për Tiranën dhe jo vetëm për të, kryebashkiaku Edi Rama parashikon se dëmi do të jetë për të dyja palët. “Ky vendim do bënte që 8 mijë e ca subjekte do të kalonin në biznes të madh duke paguar më shumë taska që do të shkonin në xhepat e qeverisë. Përveçse këta biznese i priste falimentimi pasi nuk do të përballonin taksat, humbja që i shkakton vetëm Tiranës është një vlerë e madhe, me pastrimin e 500 ditëve të qytetit të Tiranës”, tha Rama duke kujtuar një sërë problemesh në Tiranë që përsëriten herë pës here pasi sic theksoi më pas “vetëm se nuk u hedh sytë qeveria”.
Kërkesat e pushtetarëve lokalë të PS
Anulimi i amendamentit për taksat vendore
Anulimi i vendimit që konsideron bizneset e vogla, si të mëdha
Kompensimin e të ardhurave nga përgjysmimi arbitrar i taksave të biznesit
Dhënien fund të praktikës se granteve për nevojat e funksioneve vendore
Aplikimin e taksave të ndara.
Ky lajm është publikuar: 16/11/2009