Sejdiu: “Ditë historike, me fat!” - Thaçi: Sot dëshmojmë se e meritojmë pavarësinë
Autori i Lajmit: Redaksia
“Me fat”!. Kjo ishte fjala e Presidentit Fatmir Sejdiu, në momentin kur vota e tij u fut në kutinë e zgjedhjeve. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Sejdiu votoi rreth orës 11, në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”, në Prishtinë.
“Unë mund të ju them se sot është një ditë historike për Kosovën. Janë zgjedhjet e para lokale pas pavarësimit të vendit. Dëshiroj që, sikur ka qenë fryma e përgjithshme gjatë fushatës paraelektorale e mirë, edhe kjo ditë përmbyllet mirë”, tha Sejdiu, para gazetarëve.
Ai ka vlerësuar se gjatë fushatës parazgjedhore, e cila zgjati për një muaj, ka pasur qnjë konkurrencë të mirë ndërmjet kandidatëve nga parti të ndryshme politike.
Presidenti u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në mënyrë sa më masive në zgjedhje. Ai i ka bërë edhe një herë thirrje komuniteteve pakicë në Kosovë, sidomos komunitetit serb, që të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrën sa më të madhe. “Do të dëshiroja që edhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë, në këtë rast të komuniteti serb, të marrin pjesë masivisht, për arsye se është një shans e madhe edhe për ta që të jenë paralelisht aktorë të jetës sonë të përditshme, pra të jetës institucionale”, u shpreh Sejdiu.
Kryeministri
Thaçi: Sot dëshmojmë se
e meritojmë pavarësinë
Kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka votuar rreth orës 9, në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në kryeqytet.
Thaçi, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, i ka cilësuar këto zgjedhje komunale, si ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së vendit.
Ai ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe demokratike. “Ne sot po dëshmojmë se Kosova e ka merituar pavarësinë”.
Nga sot, vendi po fillon etapën e re të integrimit evropian, u shpreh kryeministri. “Besoj se të gjithë do të bëhemi pjesë e ndërtimit të historisë, e ndërtimit të Kosovës demokratike dhe multietnike”, shtoi ai.
Ky lajm është publikuar: 16/11/2009