Konfindustria: Ligji “Antimafia” dëmton biznesin
“Konfindustria mendon, se vetëm shoqërimi dhe ndërthurja e Ligjit Antimafia me Amnisti Fiskale të plotë mund të sjelli njëkohësisht: - goditjen e grupeve kriminale dhe të garantoj mbrojtjen e pasurisë të biznesit dhe qytetarëve shqiptare, si edhe do të mundësoj - të hyra financiare të rëndësishme për ekonominë kombëtare dhe buxhetin e shtetit të domosdoshme në gjendjen e vështirë të pasojave të dukshme të krizës financiare globale, që ka përfshirë ekonominë vendore”, tha Gjergj Buxhuku, administrator Konfindustrisë. Sipas këtij institucioni financiar, zbatimi i këtij ligji do të sjellë pasoja të drejtpërdrejta në uljen e të ardhurave financiare nga emigrantët, që sipas Konfindustrisë, jep mbi 10% të PPB të Shqipërisë, do të ngadalësojë investimet si dhe do të rrisë pasigurinë tek qytetarët.“Konfindustria, me kohë i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrit Z. Sali Berisha, për përmirësimin e ligjit “Antimafia” dhe shoqërimin e tij në zbatimin e një amnistie të gjerë fiskale për biznesin dhe qytetaret shqiptarë. Në rast të kundërt ligji i ashtuquajtur Anti Mafia potencialisht bën të pasigurt dhe rrezikon realisht pasurinë dhe kapitalet e një shumice dërrmuese të biznesit dhe qytetarëve shqiptare, me pasoja pothuajse shkatërruese mbi ekonominë shqiptare, mirëqenien e qytetarëve shqiptare dhe deri në stabilitetin shoqëror të vendit”, thuhet më tej në deklaratë.