E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre në pranga për 1.6 gramë heroinë

Droga

Kapen me 1.6 gramë heroinë, pranga tre të rinjve nga Elbasani. Burimeve zyrtare të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 18.00 të së martës u bë arrestimi në flagrancë i Gerti Hysenbelliut, 21 vjeç, Klevis Gjinit, 19 vjeç dhe Renato Bakallit, 21 vjeç. Sipas burimit në fjalë, arrestimi i tyre u bë pasi rezultoi se Hysenbelliu merrej me shpërndarje të lëndës narkotike në ambientet e lokalit në pronësi të 30-vjeçares D.R. në lagjen “çlirimi”, ku së bashku me dy shokët e tij, Gjini e Bakalli, iu nënshtrua një kontrolli dhe iu gjendën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale nëntë qese të vogla plastike, brenda të cilave gjendej një masë pluhuri me ngjyrë të kuqërremtë e dyshuar si heroinë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›