E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre në kërkim për dy të plagosur

Fier

Identifikohen autorët e plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në qendër të qytetit të Fierit. Konflikti për pronësinë ka qenë motiv i ngjarjes, që për pak përfundoi me dy viktima. Burimet zyrtare të Policisë Fier pohojnë për gazetën “Shqip” se ngjarja ka tre autorë dhe ata janë: Olgert Osmani, 19 vjeç, Eugen Tipo, 34 vjeç dhe Sokol Binaj, 25 vjeç. Policia i ka shpallur ata në kërkim, nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Sipas zyrës së informacionit të Komisariatit të Fierit, bëhet e ditur se motiv i kësaj ngjarjeje ka qenë çështja e pronësisë për një shesh ndërtimi, të cilin dy të plagosurit e kanë blerë për të ndërtuar pallat, ndërsa pala tjetër pretendon se është pronar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›