E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria,Prifti:Pres përgjigje nga autoritetet

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti deklaron se pret përgjigje nga institucionet e shtetit lidhur me deklarimin e pasurisë së tij. Prifti pohoi se është njoftuar nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë se ka nisur shqyrtimi i deklarimit të pasurisë së tij. "Ka vetë, 2 gazeta që vazhdojnë refrenin për pasurinë time, me pronar ndërtues, klient të Ramës që vijojnë refrenin e ZP-së. Jam njfotuar nga një letër nga ILDKP se po shqyrtojnë deklarimin e pasurisë time.
çdo njeri që respekton shtetin, duhet të presë institucionet e shtetit për të dhënë përgjigje për këtë ", tha Prifti.
Në një konferencë për shtyp, Prifti tha se në 7 muajt e parë janë bërë 51 kërkesa për hidrocentrale të reja , ndërsa janë bërë edhe 8 kërkesa për parqe të prodhimit të energjisë me erë.
"Jemi gjihashtu në negocita për kontrata për 32 HEC-e", shtoi ai.
Ai i ka bërë apel kompanive të investojnë në energjitikë, pasi investimet në energjitikë pohoi janë nga më të leverdisshmet, pasi leja e energjisë është e garantuar nga qeveria.
Lidhur me koncesnsionet e HEC-ve të dhëna më parë , Prifti tha se mbi 30 HEC-e janë duke u ndërtuar. "Kjo është shifër e madhe, 5 pej tyre kanë nis punëm dhe deri në fund vitit 12 prej tyre do punojnë", pohoi ministri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›