Zgjedhjet, ankesat në gjykatë deri në mbrëmjen e 27 qershorit
27/06/2009 Gjykata pret ankesat për mungesat e emrave në lista
Fillojnë regjistrimet në sekretarinë e gjykatës së Tiranës për zgjedhësit që nuk kanë emrin në listat përfundimtare. Që prej disa ditësh gjykata ka hapur dyert dhe pret të gjithë qytetarët. Në hollin e gjykatës është vendosur një shënim nëpërmjet të cilit lajmërohen të gjithë qytetarët për të depozituar kërkesat e tyre deri në orën 24.00 të datës 27 qershor. Pas këtij orari gjykata nuk do pres asnjë kërkesë për regjistrim. Nga ana tjetër gjykata është pajisur me kompjuterë me internet për të bërë të mundur kontrollin elektronik të emrave të zgjedhësve. Gjykata u thotë qytetarëve që për të depozituar kërkesën duhet të kenë me vete edhe dokumentacionin përkatës. Ata duhet të kenë të pajisur me dokument nga zyra e gjendjes civile ku figurojnë të regjistruar. Drejtuesit e gjykatës kanë caktuar një grup gjyqtarësh civil të cilët do të merren me regjistrimin e qytetarëve. Nga të dhënat e marra deri në orët e mesditës së ditës së djeshme mësohet se kanë paraqitur kërkesë para trupës gjyqësore për të votuar rreth 50 qytetarë. Të gjithë qytetarët kanë shprehur shqetësime për problemin që kanë hasur. Por gjykata me marrjen e kërkesave dhe dokumentacionit përkatës u kanë dhënë të drejtën për të votuar pa asnjë hezitim. Një nga problemet që eksitonte është edhe ai i ndërrimit të emrit nga njëra njësi tek tjetra. Po kështu ka qytetarë, të cilët kanë familjen e ndarë dhe të tjerë që nuk figurojnë fare në lista edhe pse janë të regjistruar në njësitë përkatëse bashkiake. Gjykata gjithashtu bënë të ditur se nuk mban përgjegjësi për ata qytetarë, të cilët deri në orën 24.00 të datës 27 qershor nuk depozitojnë kërkesën për të marr të drejtën për të votuar.
A. Çuka