Shkodër, digjet një banesë, i moshuari rëndë në spital

Ngjarja ndodhi në lagjen “Xhabiaj”, në hyrje të qytetit. Policia tha se shkak i shpërthimit të flakëve është bërë një bombol gazi.
Për pasojë, ka mbetur i djegur shtetasi Qazim Avdiu, 73-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Policia tha se bombola ishte lënë ndezur teksa po përgatitej kafja e mëngjesit.
Sipas burimeve, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur nxjerrjen e të moshuarit nga banesa duke e transportuar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se si rezultat i plagëve të shumta të marrë në trup nga djegia, gjendja e tij është e rëndë.
Ekspertët e policisë dhe të zjarrfikësve po kryejnë hetimet në vendngjarje, ku paraprakisht mendohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë mosfunksionimi i mirë i bombolës së gazit. /Start/
2012-01-09 12:54