E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 20 shkurti PD në shesh për koncert

TIRANE-Dy dite nga Demonstrata e PS kunder qeverise, kryeqyteti do te perjetoje nje tjeter tubim, por kete radhe festiv. Maxhoranca do të zhvillojë sot një miting festiv në kuadër të përkujtimit të 20-vjetorit të shembjes së bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991. Koncerti do të fillojë në orën 12:00 dhe është planifikuar që të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”. Tubimi festiv është organizuar nga Forumi Rinor i PD-së në bashkëpunim me Këshillin Rinor Shqiptar, Këshillin Studentor dhe organizatat rinore të shoqërisë civile.
Sipas organizatorëve, në koncert janë të ftuar këngëtarët më të njohur shqiptarë si Juliana Pasha, Tingulli 3nt, Çiljeta, Stine, Flori Mumajesi, Jonida Maliqi, Anjeza Shahini, Big Basta, Eranda Libohova etj.
Kryeministri Sali Berisha ftoi dje qytetarët të dalin sot në koncertin festiv që do të organizohet për 20-vjetorin e rrëzimit të diktaturës. “Ftoj të bashkohen nesër me ne në koncertin tonë festiv të gjithë të rinjtë e të rejat, studentet e studentët, burrat e gratë, të moshuarit që besojnë tek vota e lirë dhe fuqia e saj, që besojnë se pushteti merret me votë dhe kurrë me dhunë”, - deklaroi shefi i qeverisë në një konferencë të shkurtër për shtyp, ku nuk pranoi që gazetarët t’i bën pyetje në lidhje me situatën aktuale.
Dje Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi dje se 20 shkurti, dita e rrëzimit të simboleve të diktaturës komuniste në Shqipëri, është festa që bashkon të gjithë shqiptarët.

(d.b/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha:Në koncert kush mendon se pushteti merret me votë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›