E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me cifte babai i 2 fëmijëve

FIER-I jep fund jetës babai i dy fëmijëve duke u vetëqëlluar me cifte mesnatën e së shtunës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit, pak pas mesnatës së të shtunës kur ne banesën e familjes Braka është dëgjuar një krismë arme. Mësohet se 51 vjecari, Enver Braka, babai dy fëmijëve është gjetur në një pellg gjaku i pajetë. Pavarësisht ndihmës që i është dhënë 51 vjecari, nuk ka mundur ti mbijetojë plagës.
Nga të dhënat paraprake, policia dyshon se 51 vjecari është vetëvrarë, ndërsa po hetohet për motivet që kanë cuar në marrjen e vendimit ekstrem.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›