Konfindustria kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Konfindustria vlerëson se rritja e çmimit të energjisë elektrike në kushtet e krizës globale dhe gjendjes së vështirë të ekonomisë evropiane dhe rajonale, është me pasoja të paparashikueshme të rënda për prodhimin vendor, ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe afrimin e investimeve të huaja.
“Arsyeja është se, si pasojë e rritjes së kostove do të ulet më tej forca e konkurrueshmërisë së industrive vendore përballë prodhimeve dhe shërbimeve të ngjashmeve të importit. Mbështetur në vlerësimet e Konfindustrisë, çmimi i energjisë elektrike edhe në kushtet e sotme është të paktën 15% më i shtrenjtë sesa mesatarja e vendeve të Evropës Juglindore, përfshi edhe vende të zhvilluara të BE-së”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Konfindustria vlerëson gjithashtu se ERE duhet të kërkojë nga furnizuesit të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve. Mbështetur në studimin e Konfindustrisë, vetëm për 10 mujorin e parë të vitit 2010 dëmet e shkaktuara si pasojë e cilësisë së dobët të furnizimit, ndërprerjeve dhe dëmtimeve të makinerive, lëndëve të para etj, i kanë sjellë industrive vendore një dëm financiar prej më shumë se 23 milionë euro.
/Start/E.B/
2011-12-03 23:38