E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investim pa interesa - Banka e pare per myslimane ne Gjermani

Interesat jane te ndaluara spekulimet tabu. Ndryshe nga biznesi konvencional bankar banka e pare ne Gjermani per myslimane bazohet ne rregullat e fese islame. Sipas saj eshte e ndaluar te marresh apo paguash interesa pasi keshtu risku i biznesit peshon ne menyre te njeanshme.

Ndarje e ndershme e riskur te biznesit

Kur dikush merr nje kredi konvencionale e mban gjithe riskun e biznesit vete nese punet nuk shkojne mire dhe peson humbje bankes duhet ti paguash vec kestit te shlyerjes se kredise dhe interesat. Kreditori pra banka duke marre interesin realizon fitim megjithese biznesi kredimarres peson humbje. Kjo nuk eshte e pranueshme ne fene islame. Transaksionet me para kerkojne ketu nje shperndarje te drejte te riskut banka Kuveyt Trk ne Mannheim biznesin e saj nuk e ben me interesa por me financim pjesemarrjeje ne sipermarrje. Nese sipermarrja realizon fitime apo peson humbje banka merr pjese ne cdo rast ne to. Por disa dege jane te perjashtuara thote drejtori Ugurlu SoyluBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stafi i bankes Kuveyt Trk ne Mannheim

Si banke me pjesemarrje me kete model specifik ne nuk lejohemi te perfshihemi ne biznese qe jane te lidhura me alkolin mishin e derrit pronografine apo industrine e armatimeve. Gjithashtu te perjashtuara jane te gjitha bizneset qe demtojne te miren kolektive.

Nje tjeter kriter qe e dallon bankingun islamik nga biznesi i zakonshem bankar eshte lidhja me ekonomine reale. Investuesit te cilet duan te orientohen ne rregullat islamike duhet te investojne ne nje produkt apo sipermarrje reale. do fluks pagesash duhet te jete i lidhur me nje te mire reale.

Kjo ka rendesi te madhe makroekonomike keshtu sektori i kredise rritet ne perputhje me sektorin real dhe nuk krijohen flluska kredish.

Veshtiresite ne praktike

Per klientet e bankes qe kane nevoje per kredi banka ne Mannheim ofron dy mundesi ose financon nje projekt konkret p.sh. nje supermarket permes nje pjesemarrjeje ne kapital qe do te thote pjesemarrje si ne fitim ashtu edhe ne humbje.

Ose ne rast kredie per financimin e nje imobilje banka blen objektin e desheruar dhe ia shet ate klientit me nje cmimin qe permban edhe fitimin e bankes. mimi i blerjes mund te paguhet pastaj me keste. Deri ketu ishte teoria pasi ne praktike ka veshtiresi te medha. Leila Momen eksperte kontabel prane Ernst amp Young shpjegon

Problemi eshte qe kur vendos per nje financim sipas modelit islamik i cili ka formen e nje transaksioni te dyfishte blerje dhe shitje duhet te paguash dy here tasken e truallit dhe keshtu financimi behet mjaft i shtrenjte. Pra ne praktike nuk eshte i realizueshem per momentin.

Korniza ligjore mungon

Korniza e rregullave per etablimin e nje bankingu islamik nuk ekziston ende ne Gjermani ndryshe nga Britania e Madhe apo Franca. Megjithate autoriteti federal per mbikqyrjen e sektorit financiar BaFin e sheh me dashamiresi zhvillimin e nje biznesi bankar mbi baza etike. Johannes Engels referent per ceshtje nderkombetare prane BaFin shpjegonBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Leila Momen eksperte kontabel prane Ernst Young.

BaFin merret intensivisht me bankingun islamik dhe ne pergjithesi me biznesin financiar bazuar ne fene islame. Ne maj te vitit te ardhshem do te mbajme nje konference ne Frankfurt per kete. Tema eshte shume e rendesishme per ne pasi mund te ofroje rrugezgjidhje ne krizen financiare.

Sistemi aktual financiar i cili e coi boten ne buze te humneres me e voneta qe prej fillimit te krizes ne vitin 2008 nuk eshte ne gjendje te jape me pergjigje. Shkeputja nga ekonomia reale e cila tronditi nje sistem te tere ka bere te reflektojne edhe jomyslimanet. Sipas drejtorit te bankes Kuveyt Trk te interesuar per hapjen e llogarive prane saj jane si te rinjte me qendrim kritik ndaj kapitalizmit ashtu edhe pensioniste.

Autor Ulrike Hummel / E. Xhani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›