E Shtunë, 31 Tetor 2026

Importi, KESH: Kemi siguruar energji vetëm për dhjetorin

Tiranë- Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo duke folur për situatën energjike në vend deklaron se KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare), ka siguruar importin e energjisë elektrike vetëm për dhjetorin.  Nga ana tjetër ai ka pranuar se ka vështirësi sa i takon gjetjes së importit, pasi situata paraqitet problematike për gjithë rajonin.

“Për muajin dhjetor kemi lidhur kontratat për të pasur një import sëbashku me CEZ rreth 17.5 milion kilovat/orë, ku pjesën më të madhe të madhe rreth 13 .5 milion sigurohet nga KESH-i. Sigurisht edhe në sigurimin e importit ka vështirësi, pasi i gjithë rajoni ndodhet në një thatësirë të pazakontë. Dhe kjo ka bërë që të gjithë vendet e rajonit të kalojnë në import”- deklaroi Zeqo.

Zeqo theksoi se edhe në Fierzë rezervat ujore kanë rënë bashkë me prurjet, për shkak të thatësirës. Drejtori i KESH, gjithashtu konfirmoi se kanë nisur procedurat për vënien në punë të  TEC-it të Vlorës, por sipas tij duhet siguruar lënda e parë djegëse për TEC-in.

“E bëjmë këtë shkallë të lartë të importit për të ruajtur atë rezervë që ne kemi sot në HEC e Fierzës, duke pritur gjithsesi që edhe shirat të fillojnë sepse për ne do të ishte një problem shumë i madh nëse kjo do të zgjaste akoma me javë dhe muajt e tjerë”-  sqaroi drejtori i KESH.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Qyteti i Cërrikut pa energji elektrike
  2. Kërcënon kriza e energjisë, KESH pa para, HEC-et pa ujë
  3. Kriza e KESH, privatizohet “Lanabregasi”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›