Konfirmohet largimi i Alimehmetit, Filja-Gogunja në bankinë

Drejtori teknik i Elbasanit, Artim Kovaci, konfirmoi për "Ora Sport" largimin e ish-trajnerit Krenar Alimehmeti nga bankina verdheblu, pas humbjes së thellë 3-0 të 2-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë me Tiranën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës.
Presidenti Arben Laze ka bërë edhe zgjidhjen e tij për vendin e lënë bosh. Ilirjan Filja dhe Bujar Gogunja do të drejtonë skuadrën deri në fund të sezonit. Ky është rasti i dytë që një skuadër do të drejtohet nga dy trajnerë njëherësh. Edhe Besa, pas shkarkimit të Starovës do të drejtohet nga dyshja Haxhiaj-Berati.
Alimehmeti, i cili drejtoi ish-skuadrën e tij në fitoren 3-1 me Besën, që solli edhe shkarkimin e Sulejman Starovën, ishte një ndër tre trajnerët e mbijetuar. Ish-trajneri i Tiranës arriti në 26 javë në drejtimin e Elbasanit 11 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje. Humbja më e turpshme për verdheblutë ishte ajo kundër Tiranës, që me 9 veta arriti të përmbysë disavantazhin 0-1 duke fituar me rezultatin 2-1.
Kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga përfundimi i sezonit të palëvizuara kanë mbetur dy bankina: Partizani (trajner Hasan Lika) dhe Shkumbini (Gugash Magani). Të dy ekipet do të përballen në javën e 27-të, ku për të kuqtë një fitore apo një humbje do të thotë shumë, parë edhe faktin se Dinamo kruesuese (51 pikë) do të përballet me Flamurtarin, një një version miqësor.