Konfirmohet nga Nikoliç: Ashton përfaqësue e BE në dialog
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka konfirmuar sot në New York se përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton do të jetë përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ka shtuar se Serbia duhet të emërojë shefin e ekipit në nivelin më të lartë të mundshëm.
“Qeveria me këtë rast duhet të mblidhet dhe të caktojë se kush do të jetë shefi i atij ekipi. Nuk ikën që edhe unë të jemi ai (shefi), por kjo nuk do të ishte në rregull”, u tha ai gazetarëve.
Nikoliç po ashtu ka deklaruar se gjatë bisedës së tij me Ashton, ajo ka thënë se nuk insiston që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.