E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet vizita e Merkelit në Kosovë

(E plotësuar) Tashmë është konfirmuar se Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë të hënën e ardhshme trupat gjermane në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur të premten në Berlin zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.

Ajo do të takohet me gjeneralmajorin Erhard Drews, ushtarë të trupës së KFOR-it, si dhe përfaqësues të misionit të BE-së EULEX.

Në aeroportin e Prishtinës është planifikuar edhe një takim me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.

Merkel të hënën viziton Kosovën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të hënën do të arrijë për vizitë në Kosovë për të përcjellë mesazhe lidhur me bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka bërë të ditur TV Klan.

Sipas këtij televizioni vizita e kancelares gjermane në Kosovë është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Në samitin e fundit të shefave të shteteve të BE-së, kancelarja gjermane Merkel ishte më e vendosura për refuzimin e kërkesës së Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Vendosmëria e saj erdhi pasi Beogradi nuk ka përmbushur kërkesat që ajo ia kishte bërë me kohë presidentit të Serbisë, Boris Tadiq lidhur me Kosovën.

Në qëndrimin e fuqishëm të Gjermanisë ndikoi edhe plagosja e disa ushtarëve gjermanë të KFOR-it nga serbët e rebeluar në veri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›