Merkel të hënën viziton Kosovën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të hënën do të arrijë për vizitë në Kosovë për të përcjellë mesazhe lidhur me bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka bërë të ditur TV Klan.
Sipas këtij televizioni vizita e kancelares gjermane në Kosovë është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.
Në samitin e fundit të shefave të shteteve të BE-së, kancelarja gjermane Merkel ishte më e vendosura për refuzimin e kërkesës së Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.
Vendosmëria e saj erdhi pasi Beogradi nuk ka përmbushur kërkesat që ajo ia kishte bërë me kohë presidentit të Serbisë, Boris Tadiq lidhur me Kosovën.
Në qëndrimin e fuqishëm të Gjermanisë ndikoi edhe plagosja e disa ushtarëve gjermanë të KFOR-it nga serbët e rebeluar në veri.