Valencia nuk është në shitje

Manchester United do të refuzojë mundësinë e shitjes së mesfushorit Antonio Valencia gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas të përditshmes angleze Mirror, Juventus ka shprehur interesim për transferimin e ekuadorianit i cili ka mbetur rezervist pas ardhjes së Ashley Young gjatë verës nga Aston Villa.
Valencia ka bërë vetëm tri paraqitje në ligë këtë sezon por menaxheri Sir Alex Ferguson i ka bërë të qartë atij dhe drejtuesve të klubit se do të refuzojë shitjen e ish futbollistit të Wiganit për shkak të krizës me lëndime që ka goditur gjigantin nga Old Trafford.