E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet zbulimi i “Thërrmijës së Zotit”

Shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) thanë se kanë zbuluar një grimcë subpartikulare, që mund të jetë thërrmija e Higgs-it, e cila besohet të jetë çelës i formacioneve të yjeve, planetëve dhe jetës.

Partikula është emëruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili në vitin 1964 vendosi bazat për studimet e kësaj çështje.

Partikula njihet edhe si “Thërrmija e Zotit”, për shkak të rëndësisë që ka.

Nëse vërtetohet saktësia e gjetjes, ajo do të mund t’i japë të drejtë teorisë për krijimin e kozmosit bazuar në Modelin Standard.

I pyetur nga gazetarët se a është zbuluar “Thërrmija e Higgisit”, Rolf Heuer nga CERN, u përgjigj shkurt:”Thënë me fjalorin laik, e kemi. Por si shkencëtarë më duhet të them se kemi zbuluar një thërrmi, por se tani duhet të zbulojmë se për çfarë thërrmije bëhet fjalë”, tha Heuer.

Ekzistenca e kësaj thërrmijë hap rrugën për të kuptuar më mirë teorinë e “Shpërthimit të madh” dhe krijimit të gjithësisë, e madje edhe krijimit të jetës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›