ligj i ri per hapjen e dosjeve. Aleksander Meksi: Kuvendi se voton, eshte plot me "spiune"
28/03/2012 Lustracioni, shoqëria civile paraqet projektligjin alternativ
Meksi: Dosjet u zhdukën, por regjistrat e spiunëve janë në MB
Herion Mesi
Shoqëria civile organizoi dje një tryezë të përbashkët, ku morën pjesë dhe përfaqësues nga shoqatat e ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë. Në këtë tryezë u prezantua një projektligj alternativ të hartuar për pastërtinë e figurave të administratës publike dhe të zgjedhurve, apo i njohur ndryshe si “ligji i lustracionit”. Sipas këtij drafti, zyrtarët që rezultojnë të regjistruar në memorien e shërbimeve sekrete dhe do të pranojnë dorëheqjen nga posti që mbajnë, dosja e tyre do të qëndrojë konfidenciale. “Ideja e zhdukjes është një ide, nuk do të na lërë mundësinë që ne të kemi shumë gjëra konkrete në dorë dhe shumë fakte do të humbim. Por ama nuk do të justifikojmë zhdukjen për të thënë që ne nuk do merremi me çështjen e dosjeve”, - theksoi dje Elsa Ballauri, kryetare e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Ndërsa në fjalën e tij një nga anëtarët e Komisionit të Hetimit të këtij ligji, ish-kryeministri Aleksandër Meksi, hodhi akuza të forta për zhdukjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit nga vitet 1944-1991. Ai tha se ekzistojnë brumatriçet për zhdukjen e gjurmëve të spiunëve, por shtoi se regjistrat janë ende në arkivat e Ministrisë së Brendshme për të zbardhur të vërtetën. “Kamionët që dilnin nga bodrumet, nga bunkerët e Ministrisë së Brendshme dhe thuhej se ka brumatriçe, nuk është e vërtetë. Janë zhdukur, dhe janë zhdukur pjesa më e madhe e dokumentacionit të dosjeve në kundërshtim me rregulloren për ruajtjen e dokumenteve të arkivit të Ministrisë së Brendshme”, - u shpreh Meksi. Sipas Meksit, ka ardhur koha për transparencë, megjithëse u tregua skeptik për kalimin e ligjit në Kuvend. Sipas Meksit, këtij projektligji mund ti bëhen ndryshime nga disa prej ligjvënësve, për shkak se atyre nuk do tu pëlqente, duke lënë të kuptohet se njihte disa prej tyre që më parë kanë qenë pjesë e rrjetit informativ, si bashkëpunëtorë, drejtues të Sigurimit të Shtetit apo edhe politikëbërës të diktaturës. “Unë them se do të jetë e vështirë që të kalojë në Kuvend. Njerëzit duhet të kenë të drejtën të mund të dinë çfarë ka ndodhur. Te ne është krijuar një institut me shkencëtarë të emëruar, njëlloj si në kohën e komunizmit”, - tha Aleksandër Meksi në tryezën e organizuar nga shoqëria civile.
Neni 13
Në nenin 13 të draftit të ri thuhet se KQZ-ja nuk do të regjistrojë kandidatët për deputetë të partive politike, në rast se ata rezultojnë me dosje. Sipas Meksit, edhe ata që kanë hedhur firmë me dhunë apo që nuk kanë dënuar njeri duhet ti nënshtrohen lustracionit për shkak se janë lehtësisht të shantazhueshëm.
Besim Ndregjoni
Kreu i Qendrës për Rehabilitimin e ish-të Përndjekurve, Besim Ndregjoni, tha: “Po përçudnohemi politikisht duke u përdorur sa nga njëri krah në krahun tjetër të politikës, duke krijuar një situatë kolapsi ndaj atyre të burgosurve që kanë ngelur gjallë, ndaj atyre familjeje që janë masakruar që nga 44-a e deri më sot. Dhe sot del ish-prokurori, ish-hetuesi, ish-operativi i shtetit, ish-drejtuesi ideologjik i diktaturës komuniste flet për të drejtat e liritë e të përndjekurve politikë.”
Simon Mirakaj
Kreu i Institutit të të Përndjekurve, Simon Mirakaj, në takimin e djeshëm tha: “Këtu përfshihet kërkesa jonë që për mungesë të dokumentacionit që internimet e periudhës 45-54 të përfshihen, të njihen dënimet e komisionit trepalësh. Po në këto dënime duhet të njihen edhe pushkatimet pa gjyq, sepse i njëjti komision ka qenë. Të njëjtët njerëz kanë qenë që kanë njohur krimet, po kështu kanë njohur dhe krimet. Është absurde që ky komision të njihet për krimet dhe të mos njihet për pushkatimet pa gjyq.”
Elsa Ballauri
Kryetarja e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, Elsa Ballauri gjatë fjalës së saj në tryezën e djeshme u shpreh se dosjet e personave që do preken nga hapja e tyre do të jenë konfidenciale, duke ruajtur anonimatin. “Ideja e zhdukjes është një ide, nuk do të na lërë mundësinë që ne të kemi shumë gjëra konkrete në dorë dhe shumë fakte do të humbim. Por ama nuk do të justifikojmë zhdukjen për të thënë që ne nuk do merremi me çështjen e dosjeve”, - theksoi Ballauri
Projektligji
Lustracioni i vlefshëm deri më vitin 2030
Projektligji i ri për pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të administratës publike dhe deputetëve do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2030. Sipas këtij drafti, do të jetë Autoriteti i Kontrollit të Figurave që do të ketë të drejtën e hapjes së dosjeve. Ky autoritet do të përbëhet nga pesë anëtarë, dy prej të cilëve do të zgjidhen nga dy grupet më të mëdha parlamentare dhe të tjerët nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Ministrave dhe Avokati i Popullit.
Shoqëria civile kthen ligjin e vitit 1995
Bashkëpunëtorë të Sigurimit,
verifikim dhe drejtuesve të medies
Në rast së do të miratohet nga politika ligji i propozuar nga shoqëria civile për lustracionin, atëherë objekt i hetimit për pastërtinë e figurës nuk do të jenë vetëm funksionarët e administratës publike, por dhe drejtuesit e medieve. Pika “p” e nenit 3 të ligjit për lustracionin saktëson se të gjithë drejtuesit e medieve audiovizive, por edhe gazetave me tirazh më të lartë se 1000 kopje, në rast se verifikohen se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit apo zyrtarë të lartë të diktaturës komuniste, nuk do të lejohen të kryejnë më funksionet e tyre.
Ligji i vitit 1995
Të dhënat mund të jenë publike për një sërë personalitetesh shtetërore që mbajnë funksione shtetërore dhe që publiku mund të informohet. Verifikimi do të prekë që nga Presidenti i Republikës, deputetët, ministrat e zëvendësministrat, funksionarët e gjykatave e prokurorive, krerët e pushtetit lokal, anëtarët e këshillave bashkiakë e komunave e deri te përfaqësuesit e komuniteteve fetare. I gjithë ky target personash nuk do të lejohet më të ushtrojë funksionet në rast se verifikohet implikimi i tyre.
Papajtueshmëria
Të papajtueshme me funksionin që mban do të konsiderohen poste të tilla si: anëtar i KQ të PPSH-së, anëtari i qeverisë së asaj kohe apo anëtar i Këshillit Presidencial deri në zgjedhjet parlamentare të 31 marsit 1991, oficerët madhorë dhe zëvendësministrat e Brendshëm, punonjësit operativë legalë apo ilegalë, si dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit apo SHIK-ut që u kanë shërbyer këtyre strukturave deri më 31 mars 1991, ambasadorë, sekretarë ambasade, bashkëpunëtor i agjencive të huaja të inteligjencës, hetues apo dëshmitarë që kanë rënduar masën e dënimit në proceset politike etj. Për këtë qëllim propozohet ngritja e Autoritetit Kontrollues të Figurave, që do të përbehet prej pesë anëtarësh, të cilët propozohen nga Presidenti, qeveria, Avokati i Popullit, grupi parlamentar i mazhorancës dhe grupi parlamentar i opozitës. Ky autoritet do të ketë si detyrë të kontrollojë të gjithë personat që ushtrojnë apo duan të ushtrojnë një detyrë publike, apo që kandidojnë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Nga ana tjetër, ligji saktëson se në asnjë rast subjekti i verifikuar në rast se rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit nuk denoncohet publikisht, por i komunikohet në mënyrë konfidenciale rezultati i verifikimit. Pra, në rast se rezulton bashkëpunëtor, i kërkohet dorëheqja dhe në rast mospranimi fillon procedura e shkarkimit.
I pastër
Në lidhje me rezultatet e verifikimit, kur rezulton se subjekti i verifikuar është i papërfshirë në veprimtaritë e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, vendos për lëshimin e dëshmisë së pastër të figurës morale. Kjo dëshmi plotësohet sipas formularëve të aneksit "A" dhe "A/1" bashkëlidhur këtij ligji dhe nënshkruhet nga kryetari dhe në mungesë të tij nga zëvendëskryetari. Dëshmia i komunikohet kërkuesit të procedurës së verifikimit si dhe subjektit të verifikuar.
I implikuar
Kur rezulton se subjekti i verifikuar është i përfshirë në veprimtaritë e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji vendos të lëshojë dëshminë e verifikimit të figurës morale sipas formularit të aneksit "B/1" bashkëlidhur këtij ligji. Kjo dëshmi, e nënshkruar nga kryetari dhe në mungesë të tij nga zëvendëskryetari, i njoftohet subjektit si material konfidencial. Pas marrjes së dëshmisë subjekti i verifikuar ka të drejtë të njihet me aktet e përfshira në dosjen e tij.
Veprimet
Kur zyrtari nuk është dakord me vendimin e marrë apo ka pretendime të tjera ndaj komisionit, ai gëzon të drejtën të paraqesë shpjegime me shkrim dhe dokumentacion provues për çështjen brenda 30 ditëve. Komisioni ka detyrim që të shqyrtojë shpjegimet e zyrtarit dhe brenda 10 ditësh nga paraqitja e tyre të vendos: a) lënien në fuqi të vendimit: b) ndryshimin e tij. Një kopje e këtij vendimi i njoftohet brenda 10 ditësh zyrtarit dhe institucionit të tij të punës.
Deputetët
Në rastin e kandidatëve për tu zgjedhur në Kuvend, në organet e qeverisjes vendore ata i nënshtrohen verifikimit të figurës përpara regjistrimit si kandidat në procesin përkatës zgjedhor. Ky njoftim bëhet nga kandidati ose propozuesit e tij dhe është i detyrueshëm. KQZ-ja nuk regjistron kandidatin në rast se nuk paraqet dëshminë e verifikimit. Regjistrohen ata kandidatë që kanë marrë nga autoriteti përgjigje negative. Në këto raste autoriteti publikon aktivitetin e tyre.
Neni 20
Subjekti i verifikuar mund të ankimojë dëshminë e verifikimit, sipas shkronjës "b" pika 1 të nenit 18 të këtij ligji, në gjykatën e rrethit gjyqësor. Me kërkesë të subjektit që verifikohet, gjykata vendos zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura. Kundër vendimit të gjykatës së rrethit subjekti i verifikuar mund të ankohet në Gjykatën e Apelit brenda afateve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile. Subjekti i verifikuar mund të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Transparenca
Autoritetit do të publikojë në faqen e vet zyrtare informacion për numrin dhe emrat e personave zyrtarë të verifikuar sipas këtij ligji. Ky informacion përditësohet çdo javë. Autoriteti brenda 90 ditëve duhet të publikojë listat e përpunimit aktiv si dhe emrat e personave për të cilët ka denoncime. Autoriteti brenda 120 ditëve të publikojë listat e plota të drejtuesve dhe punonjësve (legal dhe ilegal) të Sigurimit të Shtetit dhe të hetuesisë së tij në vite.
E drejta
Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhëna personale në lidhje me atë që përmbajnë dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ose arkivat e tjerë sipas përcaktimeve të këtij ligji. Autoriteti brenda 90 ditëve nga paraqitja e kërkesës është i detyruar të kthejë përgjigje negative, nëse nuk ka të dhëna; nëse ka të dhëna, të sigurojë mundësinë që shtetasi të njihet me to. Në çdo rast shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij dhe i ndalohet të njihet me të dhënat e personave të tretë.
I papajtueshëm
Subjekte të hetimit, sipas ligjit të propozuar nga shoqëria civile, do të jenë “anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar ose kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretar i parë ose i dytë i Komitetit të Partisë së Rrethit, kryetar ose zv.kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit; anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, prokuror i përgjithshëm dhe zëvendës të tij para zgjedhjeve të 31 marsit 1991.
I papajtueshëm
Në sitë do të futen të gjithë personat si zv.ministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativ (legal apo ilegal), bashkëpunëtor sekret i organeve të Sigurimit të Shtetit ose që ka bashkëpunuar në çdo mënyrë tjetër me Sigurimin e Shtetit deri më 2.07.1991, kur krijohet SHIK-u, ambasador, sekretar ambasade dhe këshilltar në përfaqësitë diplomatike shqiptare.
I papajtueshëm
I papajtueshëm me funksionet publike sipas këtij ligji, në rast se do të miratohet, janë dhe bashkëpunëtorët si dhe agjent në shërbim të shërbimeve të huaja; anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve; hetues në organet e Sigurimit të Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmësgjyqtar në procese politike speciale; denoncues apo dëshmitar rëndues në proceset politike.
Subjektet e verifikimit
a) Presidenti i Republikës së Shqipërisë;
b) deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;
c) anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore;
d) anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive;
e) funksionarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas rangjeve të caktuara në pikën c;
f) guvernatorë, zëvendësguvernatorë, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
g) funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë si dhe oficerët me gradë “gjeneral” dhe “kolonel”;
h) prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
i) drejtuesit e drejtorive të administratës publike në nivel qarku dhe prefekture;
j) anëtarët e këshillave të qarkut si dhe të këshillave bashkiake;
k) funksionarë në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin i Kontrollit te Brendshëm (SHKB);
l) funksionarë në Gardën e Republikës;
m) drejtues të Policisë së Shtetit, drejtorë dhe shefa policie në nivel qarku si dhe në nivel komisariati;
n) ambasadorë, këshilltarë e sekretarë në përfaqësitë tona diplomatike;
o) drejtuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese në nivel qendror apo lokal të partive politike parlamentare, si dhe të atyre që financohen nga buxheti i shtetit;
p) drejtues, kryeredaktorë të medieve audiovizive si dhe të medieve të shkruara me një tirazh ditor më të madh se 1000 kopje në ditë;
q) drejtori i përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Radios, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Televizionit dhe drejtorët e departamenteve në Radiotelevizionin Publik Shqiptar; drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e departamenteve në ATSH, si dhe anëtarët e KKRT-së dhe këshillave drejtues të medieve publike;
r) rektorë, zv.rektorë, dekanë të universiteteve shtetërore publike dhe private si dhe drejtorët e shkollave të mesme publike dhe private.
s) përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare me nënshtetësi shqiptare.
t) çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë apo i zgjedhur nga Kuvendi.