Nishani: Zbulueshmëria e krimit në 84 për qind
28/03/2012 Ministri i Brendshëm raport mbi situatën e rendit te Komisioni i Sigurisë
PS: S’është zbardhur vrasja e deputetit Xhindi dhe gjyqtarit Konomi
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Sigurisë tha dje se gjatë vitit 2011 ka pasur 25 vrasje, prej të cilave janë zbuluar 21, apo 84 për qind e tyre. Gjithashtu ai shtoi se kanë rinisur hetimet për 15 vrasje të tjera. Në seancën dëgjimore, të kërkuar nga opozita, lidhur me luftën kundër krimit të organizuar ministri Nishani tha se “krahasuar me një vit më parë kemi rritje të zbulueshmërisë së veprave penale, rritje të kapjes së autorëve, duke rritur kështu rendin dhe sigurinë në vend”. Gjithashtu Nishani vlerësoi bashkëpunimin që policia shqiptare ka pasur me EUROPOL-in dhe INTERPOL-in, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në goditjen e 48 grupeve kriminale. Ministri gjatë paraqitjes së raportit para anëtarëve të Komisionit për Sigurinë Kombëtare tha se janë organizuar 29 operacione të përbashkëta me vende si Italia, Franca, SHBA etj. Për sa i përket krimit financiar dhe pastrimit të parave Nishani tha se janë sekuestruar 1 miliard e 828 milionë lekë. Ministri bëri të ditur se janë rreth 770 milionë lekë pasuri të konfiskuara. Lidhur me krimin financiar ministri tha se janë çuar në prokurori 2065 raste, 114 persona janë ekstraduar në vendin tonë. Ai e vuri theksin te kalimi i paligjshëm kufitar, fenomen ky që është minimizuar, duke bërë që Shqipëria të mos jetë një vend problematik për BE-në. Nishani siguroi se shteti shqiptar është i vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe për këtë duhet edhe mbështetja e opozitës, pasi kjo mbështetje do të ndihmojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Debati Nishani–Bizhga
Në emër të opozitës deputeti Gazmend Bizhga tha se krimi mbetet problem serioz për Shqipërinë. Ai kërkoi zbardhjen e vrasjeve të bujshme, si ajo e deputetit socialist Fatmir Xhindi apo gjyqtarit Skerdilajd Konomi. “Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka si të luftohet kur qeveria e përkrah atë. Janë tri vrasje që duhej të kishit dhënë prej kohësh një përgjigje. E kam fjalën për vrasjen e kolegut tonë Fatmir Xhindi tre vjet më parë; vrasjen e pazbardhur të kryekomunarit të Kukësit, që daton 2 vjet më parë; dhe vrasja e tjetër e bujshme është ajo e gjykatësit të Vlorës Skerdilajd Konomit vitin e kaluar”, – tha Bizhga.
Në kundërpërgjigje Nishani tha se “kur dëgjoj deklarata të tilla zyrtare nga individë të veçuar, të izoluar pa dyshim të opozitës, por që flasin në emër të opozitës, se arrestimi i mafiozëve në Vlorë u konsideruaka si krimi në majë të shtetit, se janë bërë mijëra pasaporta të falsifikuara, që nuk ndryshon asgjë besoj në filozofi nga deklaratat se nëse liberalizohen vizat për shqiptarët një milion shqiptarë do të ikin nga Shqipëria, se Shqipëria qenka njësoj si Kolumbia apo Meksika për sa i takon trafikut të drogës, se çdo ditë në Shqipëri vriten 3–4 veta në mes të qytetit, kjo në mënyrë shumë miqësore jua them, kolegë deputetë, nuk dëmton një ministër, nuk dëmton një qeveri të caktuar, por me keqardhje ju them shumë sinqerisht se dëmton institucionin e opozitës shqiptare. Dëmton institucionin e opozitës shqiptare sepse vlera më e lartë që ka institucioni i opozitës është besueshmëria. Dhe nëse dëmtohet besueshmëria tek institucioni i opozitës, i cili nuk është destinacioni i një force të caktuar politike, ajo që dëmtohet është vlera, kultura e një vendi, e një sistemi, e një shoqërie”, – u shpreh ministri Nishani.
Raporti
Lufta ndaj narkotikëve
Nishani: Janë arrestuar 729 persona
“Lufta kundër drogës ka vazhduar të mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe të Policisë së Shtetit”, - kështu u shpreh dje ministri Nishani në raportimin e tij në Komisionin e Sigurisë, ku theksoi se gjatë vitit 2011 të gjithë treguesit kanë pasur rritje. “Janë evidentuar 653 raste të prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe janë proceduar penalisht 962 persona, nga të cilët 729 janë arrestuar. Janë sekuestruar 21 kg 409.2 g heroinë; 2 kg 196.6 g kokainë, 7695 kg 658.8 g marijuanë; 32 kg 210.5 g hashash; 1 kg 584.2 g vaj hashashi. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 22.5% numri i rasteve të kapjeve të lëndëve narkotike; është rritur me 18.5% numri i autorëve të veprave penale në fushën e drogës; është rritur me 15.7% numri i autorëve të arrestuar apo ndaluar si dhe është ulur me 39.2 % numri i autorëve të larguar në drejtim të paditur”, - tha Nishani.
Raporti
PD: Lufta ndaj narkotikëve - histori suksesi
PS: Qeveria në krah të krimit të organizuar
Gjatë raportimit të ministrit Bujar Nishani në Komisionin e Sigurisë socialistët kanë akuzuar qeverinë për shtimin e pasigurisë së rendit në vend. “Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka si të luftohet kur qeveria e përkrah atë. Kam parasysh faktin e emërimeve në Policinë e Shtetit, ku të emëruarit janë pjesë e kontingjentit kriminal. Ju nuk mund ta fitoni dot luftën, pasi në krye të doganave janë vendosur persona të paaftë dhe herë-herë janë të përfshirë në veprimtari kriminale”, – tha deputeti socialist Gazmend Bizhga. Ndërsa kryetari i Komisionit, Leonard Demi, theksoi se të gjitha vendet europiane kanë vlerësuar se lufta ndaj lëndëve narkotike është histori suksesi për Policinë shqiptare. “Lufta ndaj krimit të organizuar është përparësi e qeverisë shqiptare, është një strategji politike e kësaj mazhorance për të arritur standardet e integrimit.” Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i opozitës. “Të ardhurat nga tregtimi i lëndëve narkotike për krimin e organizuar janë 60-70 milionë euro në vit. Dhe ky është turp për Policinë e Shtetit, që s’është në gjendje ta parandalojë atë. Pa dashur të zgjatem, situata e paraqitur nga ministri është shumë larg realitetit në vend”, – tha Dogjani.
Lufta ndaj trafiqeve
Krahasuar me vitin 2010 rezulton se gjatë vitit 2011 ka një rritje të efikasitetit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme me 186 vepra penale më shumë të hetuara. Po ashtu numri i personave të evidentuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme gjatë vitit 2011 në raport me vitin 2010 ka shënuar një rritje të numrit me 161 shtetas të implikuar. Gjatë vitit 2011 janë realizuar me sukses 22 operacione, me 33 persona të evidencuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme, 43 prej tyre janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar, 5 janë shpallur në kërkim dhe 72 janë proceduar në gjendje të lirë.
Trafikimi i qenieve njerëzore
Në raportin e tij në Komisionin të Sigurisë ministri Nishani tha: “Gjatë 2011-s janë evidentuar 91 vepra penale për trafikim të qenieve njerëzore dhe vepra penale që lidhen me to, ku janë përfshirë 119 autorë, nga të cilët 29 janë arrestuar dhe ndaluar, 80 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 10 janë shpallur në kërkim. Gjatë vitit 2011 janë evidentuar 23 vepra penale të trafikimit të femrave dhe të miturve (trafikim të qenieve njerëzore) si dhe 68 vepra penale për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe shfrytëzimi i prostitucionit (edhe këto lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore).”
Pastrimi parave
Metodat e pastrimit të parave variojnë nga më të thjeshtat deri në ato më komplekse, që nga transaksionet financiare në banka të nivelit të dytë etj., por “në Shqipëri nuk ka grup kriminal të specializuar që merret me pastrimin e parave që rrjedhin nga aktivitete kriminale. Pastrimi i parave bëhet nga vetë personat që zhvillojnë aktivitet kriminal”, – tha dje ministri Nishani.