Rama: Qeveria po keqtrajton të përndjekurit
28/03/2012 Qëndrimi i Partisë Socialiste
Nëse PD-ja u qëndron premtimeve se do të marrë parasysh propozimin e PS-së për projektligjin për të përndjekurit, atëherë ata do të votojnë pro në seancën e së enjtes. Qëndrimi i socialistëve është vendosur në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, të mbledhur nën drejtimin e Gramoz Ruçit, pasi kryetari Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër. Ndërsa në faqen e tij në rrjetin social “Twitter” Rama shkruan: “Pjesa e fundit e komunikimit është apel për kryeministrin që të ulë moshën e dëmshpërblimit në 75 për burrat e 70 për gratë.” Lideri i opozitës Edi Rama akuzoi qeverinë dhe pushtetin se po keqtrajton me arrogancë të përndjekurit duke u bërë presion. Kryesocialisti komenton intervistën e një dite më parë të të përndjekurit Dodë Miri dhënë për një nga mediat televizive kombëtare, ku i përndjekuri mohonte komunikimin e tij me sms me kryetarin e opozitës. Rama shkruan në Twitter se “Ja si shpifin mediat e pushtetit pasi bëjnë presion mbi njerëzit!”. Rama publikon gjithashtu në Twitter mesazhin telefonik të dërguar nga Dodë Miri, ku shkruhet: “I burgosuri politik Dod Miri, Gurëz, Laç. Zoti Rama të falenderoj përzemërsisht për kontributin që po jep për të përndjekurit politikë dhe për pronarët, që je ba shkak për përfshirjen e moshës 75 vjeç për përfitimin e parave. Unë që po të shkruaj kam bërë 22 vjet burg politik dhe 11 të pushkatuar nga regjimi i Enver Hoxhës. Dhe jam nga pronarët e mëdhenj të pronave në zonën e Veriut. Do të mbështes ty dhe Partinë Socialiste, politikisht dhe ekonomikisht. Me respekt Dodë Miri”. Duke iu referuar këtij mesazhi, Rama nënvizon se “është e qartë se Dodë Mirit i është bërë presion për të mohuar komunikimin me mua e për ta kthyer mish për top: Një shembull bërtitës se sa respekt ka pushteti për të përndjekurit dhe me çarrogancë i keqtrajton”, shkruan Rama. Lideri i opozitës postoi në Twitter edhe foton ku duket përgjigjia e tij për të përndjekurin Dodë Miri, ku pasi e falenderon i thotë se “Saliu e ktheu mbrapsht propozimin tonë ndonëse kaloi në Komisionin e Ligjeve”.