Rrahet menaxheri, vëllezërit Kukësi në pranga

Dje, rreth mesdite, fizikisht është sulmuar menaxheri i një qendre tregtare në rrugën “Tirana” në Prizren i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore për të cilat ka kërkuar ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren.
Sipas raporteve mjekësore bëhet me dije se viktima ka pësuar lëndim të rëndë trupor (frakturë në hundë).
Policia e Prizrenit i është përgjigjur rastit dhe pas një hetimi fillestar ka arrestuar dy vëllezër me mbiemër Kukësi të cilët pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndaluar nën masën e arrestit policor.
Shkas i sulmit dyshohet të jetë mosmarrëveshja rreth një fature./Indeksonline