Konfiskohen gjashtë revole, katër në pranga

Gjashtë revole janë konfiskuar në raste të ndara gjatë njëzetekatër orëve të fundit nga Policia Rajonale e Prishtinës.
Tri copë janë konfiskuar në një restorant në Sllatinë të Fushë Kosovës, një në fshatin Vragoli, një në Prishtinë dhe një në Podujevë.
Policia bënë të ditur se katër persona janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, të njëjtëve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor.
Përderisa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/