E Diel, 1 Nëntor 2026

MPB në Maqedoni fsheh incidentet ndëretnike

Në Maqedoni sërish janë rikthyer tensionet dhe incidentet ndëretnike, që u nxitën me rastin e festimeve të 100 vjetorit.

Ditëve të fundit janë regjistruar disa incidente ndëretnike, mirëpo në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme disa prej tyre edhe nuk janë publikuar, informon INA.

Gjatë javës së kaluar në rajonin e Shkupit u regjistruan tre incidente ndëretnike, kryesisht të ndodhura në autobusët urban.

Në dy raste të tjera u regjistruan incidente, ku viktima ishin të rinj të të dyja komuniteteve nga ana e grupeve huligane.

MPB në të gjitha rastet nuk publikon identitetin e viktimave, ndërsa të njëjtin veprim ka apeluar që ta bëjnë edhe mediet për mosnxitjen e tensioneve.

Bashkësia ndërkombëtare ka apeluar që të ndërpriten tensionet dhe vendi të shoh prioritetet për zhvillim dhe prosperitet në planin e integrimit evropian./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›