Konfiskohen mbi 2 tonë kanabis

Policia doganore ka konfiskuar më shumë se dy tonë kanabis të kontrabanduar në Francë nga Spanja.
Sasia ishte e fshehur në një dërgesë karotash, kanë njoftuar autoritetet.Policia doganore njoftoi se ka konfiskuar 2.1 tonë kanabis, që në rrugë kap vlerën e 10 milionë eurove, transmeton rel. Kamioni është ndaluar në një autostradë në Francën qendrore.
Ishin qentë ata që zbuluan drogën e fshehur në kutitë e karotave, me origjinë nga Spanja./Indeksonline/