E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohen rreth 3500 litra alkool pa banderola

Dogana e Kosovës, ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kryer një aksion, në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë, me ç’rast ka konfiskuar 3500 litra alkool pa banderola.

Pas dyshimeve fillestare se në këtë lokacion kishte mallrave të kontrabanduara, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, kanë bërë kontrollin e njërës shtëpi private në ketë lagje, me ç’rast kanë zbuluar pije alkoolike të llojeve te ndryshme, me origjine nga Serbia, të cilat kanë qenë pa banderola, disa me banderola të Serbisë, por kishte edhe të paetiketuara, qe nuk dihej fare origjina e tyre.

Gjate këtij aksioni, njësitë e Doganës, kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme te alkoolit pa banderola. Sasia e zbuluar ishte rreth 3500 copë pije alkoolike, verë, rum, likere etj., me vlerë afro 10 mijë euro. Kjo sasi menjëherë është konfiskuar nga Dogana dhe do të trajtohet konform dispozitave për mallrat e konfiskuara. Kurse ndaj palës përgjegjëse në procedurë do të iniciohet kallëzim penal, konform dispozitave të nenit 300 të Kodit Doganor dhe Akcizave në Kosovë.

Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës se nëse hasin pije alkoolike pa banderola të Kosovës menjëherë të lajmërojnë në doganë apo institucionet tjera të zbatimit të ligjit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›