E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Prizrenit së shpejti me rektor

Me pjesëmarrjen e ekspertëve më të lartë të arsimit ndërkombëtarë dhe vendorë, sot në Prizren, u mbajt konferenca e përgjithshme një ndër më të rëndësishmet për themelimin dhe funksionimin e Universitetit të Prizrenit. Në këtë takim u njoftuar se Universiteti i Prizrenit së shpejti do të bëhet me rektor.

“Duke qenë në fazën finale të themelimit të Universitetit të Prizrenit, ne kemi diskutuar sot me njerëzit më eminent ndërkombëtarë dhe vendorë, që kanë përvojë në këtë drejtim”, tha ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, duke vënë theksin se edukimi do të sjellë ekonominë e zhvilluar dhe anasjelltas.

Eksperti i Bankës Botërore në fushën e arsimit të lartë, Shama Lakha, tha se BB po përpiqet që t’i ndajë me Ministrinë dhe ekipin përgatitor disa përvoja të fituara nga vende të tjera të botës, të cilat rishtazi kanë themeluar universitete.

Përfaqësuesi i institutit gjerman për arsim të lartë, planifikim dhe zhvillim, Ronald Mënh, tha se shteti i ri i Kosovës ka nevojë për njerëz të kualifikuar. Për këtë nevojitet krijimi i një universiteti të ri, shtoi Mënh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›