Konflikt me armë zjarri në Shkodër. Plagosen dy persona
Dy persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër pas një konflikti me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 në vendin e quajtur Krye Bushat. Dede Laca 55 vjeç dhe Ernest Rrotani 40 vjeç pas një debate të ashpër kanë qëlluar me çifte ndaj njëri- tjetrit. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët e zjarrit me të cilat është kryer plagosja.
< I mëparshmi