E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt mes bashkisë e minibashkisë

Përplasje mes bashkisë dhe minibashkisë së Kombintit, për prishjen e murit rrethues të një shtëpie në këtë zonë. Sipas kryetares se mibashkise së Kombinatat, Luzhiana Abazi , ishte rënë dakord që dera e oborrit të kësaj shtëpie të prishet, në mënyrë që të krijohet një rrugë kalimi. "Bashkia nuk ka asnjë të drejtë të prishi edhe oborrin, madje për këtë zonë nuk ka asnjë plan urbanistik", tha ajo. Abazi ka deklaraur se nuk do te largohet deri sa kryetari i bashkisë, Edi Rama të marrë vendimin që mos të prishë murin e kësaj shtëpie. Abazi thotë se "Jam këtu që ti mbroj interesat e personave të cilët përfaqësoj." Sipas kryetares së minibashkisë së Kombinatat, propozimet për rregullimin e zonës bëhen nga minibashkia dhe jo Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›