E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, MPPT: Ja akset problematike levizja vetem me zinxhirë

TIRANE-Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton situatën në akset rrugore gjatë paradites së sotme. Për shkak të rreshjeve të dëborës dhe uljeve të temperaturave në disa akse ka prezencë akulli. MPPT njofton se të gjitha akset janë të kalueshme, por kujton se lëvizja është e detyrueshme të bëhet me zinxhirë.
• Akset Qafë Qelë - Pukë , Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, Qafë Mali –Fierzë janë të kalueshme me zinxhirë.
• Në aksin rrugor Kukës – Krumë ka 20 cm dëbore, Kukës–Topojan-Shishtavec, nga Topojani – Shishtavec ka prezencë akulli, Shën Mëri – Qafë e Malit, qarkullimi kryhet me zinxhire.
• Ne qarkun e Korces, të gjitha akset janë të kalueshme me zinxhirë, ndërkohë po punohet për zbllokimine rrugës së Dardhës.
• Në aksin kryesor Milot – Peshkopi, vetëm në segmentin rrugor Qafë Bualli – Ura e Cerenecit qarkullimi kryhet me zinxhirë për shkak të prezencës së borës dhe akullit, të cilat pavarësisht se pastrohen mbulohen përsëri nga erërat që fryjnë.
• Në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Steblevë, segmenti Ura e Cerenecit – Qafë Dragalicë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, ndërsa segmenti rrugor Qafë Dragalica- Steblevë është i bllokuar për shkak të dëborës.
• Në aksin Qafë Bualli – Krastë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.
• Në aksin Shpal – Ura e Rrepsit, Shpal – Qafë Benë, qarkulli pa probleme 
• Aksi Tirane – Dajt – Qafë Mollë i kalueshëm me zinxhirë.
• Në aksin rrugor Librazhd – Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
• Në aksin K/Labinot Fushë – Monument Bizë qarkullimi eshte i bllokuar, për shkak të rreshjeve të dëborës. Po punohet për normalizimin e situatës.
• Në aksin rrugor Elbasan – Kaçolitë, Elbasan - Qafë Thanë, Librazhd – Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
• Në akset Jergucat – Muzinë, Përmet – Çarshovë – Leskovik qarkullimi kryhet me zinxhirë
• Në Qafën e Llogorasë trashesia e dëborës 15 cm, ka prezencës akullit në rrugë, aktualisht po punohet me përhapjen e kripës për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, qarkullimi kryhet me zinxhirë.
• Në Aksin Sarandë Qafë Muzinë trashësia e dëborës 10 cm po punohet me përhapjen e kripës për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, qarkullimi kryhet me zinxhirë.
• Në aksin rrugor Fier – Zhulaj, tek vendi i quajtur kthesa e Bejarit si pasojë e sasië së reshjeve të dëborës së rënë qarkullimi kryhet me një kalim, po punohet për pastrimin e dëborës dhe hapjen e rrugës.
• Në aksin Berat – Çorovodë në zonat me ngrirje po hidhet kripë, konkretisht në zonën e hijes së Kakrrukës, Poliçan dhe Gradishtë. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. 
MPPT raporton se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Rrugore si dhe me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë ne gadishmëri të plotë, dhe po punojnë në terren me mjete borëpastruese, fadroma si dhe duke përdorur kripë dhe skorje për të mbajtur këto akse të lira për trafikun. 
(s. g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›