Vrasje me armë në Tiranë
Një vrasje me armë është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e ish-uzinës “Enver” ku shtetasi Halit Dedja nga Burreli është qëlluar me armë nga persona të panjohur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat gjatë kqyrjes së trupit të viktimës gjetën edhe një pistoletë.
Nga hetimet paraprake rezulton se Dedja është vrarë për hasmëri. Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur në Mat në vitet 1997-1998 por nuk jep versionin e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë policia ka nisur nga hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.