Konfliktet, iku koha e superfuqive
Autori i Lajmit: Redaksia
Edhe nëse në zgjedhjet e 7 marsit në Irak nuk do të ketë një bojkot apo dhunë, krijimi i qeverisë së re do të kërkojë muaj kohë dhe një punë shumë të madhe. Ta bësh atë të funksionojë do të jetë edhe më e vështirë. Dikur vendi më i fuqishëm në botën arabe, sot vendi është në një situatë delikate. Megjithatë, edhe një kundërshtar i flaktë i luftës do ta pranonte se Iraku ka evoluar në mënyrë dramatike nga një shtet autoritar që ishte nën sundimin e Sadamit në një vend më demokratik. Dhuna është ndalur, ekonomia po rritet. Politika në prag të zgjedhjeve është bërë shumë aktive. Por vendi mbetet dukshëm ende shumë i dobët. Përplasjet vazhdojnë ende, sidomos mes kurdëve dhe arabëve, por edhe mes minoriteteve si sunitët, të cilët jo të gjithë e pranojnë pozicionin e tyre të dobësuar dhe shumicën, shiitët, të cilëve do tu duhet ende kohë që të përqafojnë thënien e famshme të Uinston Çërçilit: “Në fitore: Zemërgjerësi”. Vendi nuk ka një konsensus kombëtar se si duhet të ndajë të ardhurat e tij nga nafta dhe fqinj si Irani përpiqen të fusin hundët e tyre. Është e pamundur ti shpëtosh ironisë. Iraku është bërë një model, me siguri, por i një lloji tjetër. Ai është mishërimi i një shteti të dobët, i cili nuk është në gjendje të vetëmbrohet, të ruajë paqen, apo tu japë zgjidhje një sërë sfidash të vështira pa ndihmën nga jashtë. Kështu, Iraku rrezikon të shndërrohet në një lloj sfide kombëtare me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përballen këtë shekull. Shumë nga historia e shekullit XX është drejtuar nga veprimet e shteteve të forta, si përpjekjet e Gjermanisë, Japonisë dhe në gjysmën e dytë të shekullit nga Bashkimi Sovjetik për të vendosur supermacinë botërore. Por dhe nga përpjekjet e njëjta nga ana tjetër të SHBA-së për një sërë partnerësh të koalicionit që përpiqeshin ti rezistonin. Këto përplasje prodhuan dy luftëra botërore dhe një Luftë të Ftohtë. Në shekullin XXI, kërcënimi kryesor për rendin botëror nuk do të vijë i nxitur nga një forcë e madhe. Rusia tashmë ka një ekonomi njëdimensionale të mbërthyer nga korrupsioni dhe një popullsi që vazhdon të tkurret. Me Kinën po ndodh e kundërta, me një popullsi që rritet dita-ditës dhe një sistem shumë të rëndë politik. Po njëlloj e rëndësishme është se Kina dhe vendet e tjera apo fuqitë në ngritje kërkojnë më pak për të rrëzuar rendin e ri botëror sesa për ta modifikuar atë. Ato janë më shumë të interesuara në integrim sesa në revolucion. Prandaj, problemet kryesore do të vijnë nga shtete të dobëta si Pakistani, Afganistani, Jemeni, Somalia, Haiti, Meksika, Kongo, etj. Ajo çka ato kanë të përbashkët (përveç faktit që shumë prej tyre ndodhen në Lindje të Mesme), janë qeveritë, të cilave u mungon aftësia, vullneti apo të dyja bashkë për të qeverisur. Ato janë të paafta për të ushtruar atë që pritet nga një qeveri sovrane, kontrolli ndaj asaj që ndodh brenda kufijve të saj. Në të shkuarën kjo do të kishte qenë më shumë një shqetësim humanitar. Por siç ne e dimë të gjithë, falë globalizimit, njerëzit dhe gjërat lëvizin. Terroristët, sëmundjet, emigrantët e paligjshëm, armët e shkatërrimit në masë, për të gjitha këto, kufijtë ndërkombëtarë janë shpesh diçka më shumë se një formalitet. Nga ana tjetër, ne nuk mund ti zgjidhim këto probleme vetëm duke përdorur ushtrinë amerikane. Ashtu siç kemi mësuar në Irak, zëvendësimi i qeverive është më i lehtë për tu parë sesa për tu bërë. Edhe kur ushtarët e huaj kanë marrë një rol mbështetës ndaj qeverive, është parë që kjo mund ti përkeqësojë më tej problemet. Ndërkohë që nuk është gjithmonë e qartë se shtimi i operacioneve ushtarake sjell përmirësime që janë të barazvlefshme me gjak dhe para. Ky ka shumë mundësi që të jetë dhe fati e Amerikës në Afganistan.
Ky lajm është publikuar: 28/02/2010