E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktet, përplas qëllimisht biznesmenin e konfeksioneve

02/03/2009  Italiani në spital, arrestohet autori

DURRES- Ka shtypur me makinë pronarin e një firme konfeksionesh, i cili është edhe shtetas i huaj. Ngjarja rezulton të jetë kryer në mënyrë të qëllimtë pas konfliktit që palët kanë pasur disa herë mes tyre. Mëngjesin e djeshëm në Fushë Krujë është regjistruar një aksident rrugor, i cili është shkaktuar me dashje nga 30-vjeçari B. P. Shtetasi në fjalë me autoveturën e vet ka aksidentuar shtetasin italian Tiberio Putiniano, në momentin që ky ka qenë në atoveturën e vet. Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, ndërkohë që autori i kësaj ngjarjeje ka qenë bashkë me një person tjetër. Sipas disa pohimeve, konflikti ka lindur rreth një vit më parë për një kabinë elektrike që gjendet në afërsi të rrobaqepësisë që është në pronësi të sipërmarrësit italian. Ky i fundit është furnizuar me energji elektrike nga kjo kabinë, por kundërshtohet vazhdimisht nga B. P., i cili pretendon se kabina është pronë e tij private. Për këtë konflikt të dyja palët i janë drejtuar gjykatës, por çështja në fjalë ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë, çka ka çuar në përplasjen fizike të palëve dhe në plagosjen e rëndë të biznesmenit italian, i cili po kurohet në spital për plagët e marra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›