Shpërthimi i gazit djeg të gjallë 3 shqiptarë
02/03/2009 Dy fëmijët 13 e 14 vjeç dhe nëna e tyre u shkrumbuan në apartament në Firence
Pronari i shtëpisë linte hapur rubinetin e gazit, tragjedia ishte paralajmëruar më parë
FIRENCE- Përpjekjet 10-vjeçare për të ndryshuar jetën u shndërruan papritur në ferrin e vërtetë për një familje shkodrane, prej të cilëve gjallë mbeti vetëm kryefamiljari, teksa e shoqja dhe dy fëmijët mbetën të shkrumbuar në rrënojat e shtëpisë në Firence të Italisë. Lënia hapur e rubinetave të gazit nga pronari i shtëpisë shkaktoi edhe shkëndijën që më pas u transformua në shpërthimin e fuqishëm. Ëndrra e djaloshit 13-vjeçar se një ditë do të bëhej futbollist i njohur u dogj bashkë me trupin e tij, në çastin kur ai ulërinte “ndihmë, ndihmë”, aty mes flakëve, i braktisur nga fati e shteti ku jetoi. Bashkë me të u dogj edhe motra 14-vjeçe, teksa fqinjët rrëfyen se pak minuta para shpërthimit, nëna e tyre (edhe ajo mbeti e shkrumbuar) kishte ndier erën e rëndë të gazit dhe shkoi për të lajmëruar pronarin e shtëpisë, por sapo u ngjit sërish.
Shpërthimi
Tragjedia e rëndë, e paralajmëruar më parë nga komuniteti i shqiptarëve, i mori jetën 37-vjeçares Angjelina Gjonaj, djalit të saj 13 vjeç Dorianit dhe vajzës 14-vjeçare Dorianës, ndërsa ka mbetur gjallë vetëm kryefamiljari Gëzimi, i cili mëngjesin e djeshëm ndodhej në Shqipëri, pasi kishte gjetur aty një punë si murator, pasi ishte pushuar nga puna që kishte në Itali. Sakaq, ka pësuar djegie edhe pronari i vilës, 38-vjeçari Tomaso Mengoni. Mediat italiane njoftuan dje se një pallat 2-katësh shpërtheu dje në orën 9 të mëngjesit, në lagjen “Berberino” të Mugelos, në rrugën “Garibaldi” në Firence. Shpërthimi ndodhi në katin e poshtëm të vilës, ku jetonte familja shqiptare. Doriani, djaloshi i talentuar në futboll, siç tregon edhe mësuesi i tij, po stërvitej sepse së shpejti kishte një ndeshje futbolli me skuadrën e Barberinos. Madje miqtë e tij të skuadrës, mëngjesin e djeshëm ndodheshin pranë shtëpisë së tij sepse po e prisnin që ai të bëhej gati dhe të zhvillonin ndeshjen. Motra e Angjelinës ndodhej gjithashtu në afërsi të shtëpisë sepse ishte nisur për t’i bërë vizitë. Ndërkaq, bashkëshorti i viktimës, Gëzim Gjonaj, sipas medias italiane, ishte nisur për në Shqipëri, ku kishte gjetur punë si murator, pasi ishte pushuar nga puna që kishte në Itali.
Tragjedi e paralajmëruar
Siç tregojnë dëshmitarët, pronari i shtëpisë kishte ulëritur me të madhe “mbathjani, mbathjani” dhe më pas flakët e përfshinë edhe atë. Tashmë ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se soba me gaz metani, që përdorte për ngrohje e gatim pronari 38-vjeçar i shtëpisë që ua kishte lëshuar me qira shqiptarëve, ishte difektoze dhe të tilla probleme kishte shfaqur edhe më parë. Madje vetë kreu i pushtetit vendor ka deklaruar se Angjelina kishte telefonuar edhe herë të tjera, ku kishte bërë të ditur problemin me rubinetin e gazit. Një i afërm i familjes, Kolombo Gjonaj, rrëfeu dje për mediat se ishin verifikuar më parë tre raste të ngjashme, por askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr. Shpërthimi provokoi rënien e dyshemesë së katit të dytë ku banonte familja shqiptare. Kryebashkiaku i Barberinos, Gian Piero Luchi, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku më pas erdhën e forcat e karabinierëve. Presidenti i këshillit rajonal të Toskanës, Rikardo Nencini, i cili mbërriti pak minuta në vendngjarje deklaroi se do të aktivizonte këshillin rajonal në rast se do të nevojitej asistencë për pjesëtarët e tjerë të familjes që kanë mbetur gjallë. Më pas ai shtoi se kjo iniciativë do të ndërmerrej në bashkëpunim me komunën e Barberinos.
Rrëfimet e fqinjëve. Nëna shkodrane kishte ndier erën e gazit dhe shkoi për të lajmëruar
“Fëmijët kërkonin ndihmë, i pamë kur digjeshin nga flakët”
FIRENZE- Shpërthimi shkaktoi flakë dhe tym, teksa dy fëmijë të terrorizuar kërkonin ndihmë nga dritaret e apartamentit. “Hidhuni poshtë, hidhuni poshtë, do ju presim ne”,- u thërrisnin efektivët e zjarrfikëseve dy fëmijëve shqiptarë, por tashmë gjithçka kishte shkuar drejt fundit dhe ulërimat për ndihmë të vogëlushëve ishin fjalët e fundit që ata shqiptuan në këtë jetë, pasi zjarri fillimisht kishte përpirë nënën e tyre dhe më pas ata. “Bashkë me karabinierët dhe fqinjët e tjerë, ne tentuam të hynim në pallat, por për fat të keq në atë moment flakët ishin në kulmin e tyre dhe gllabëronin gjithçka”,- rrëfeu pas shpërthimit Adolfo Fiorilli, një burrë 60 vjeç dhe Debora Zairi, të dy fqinjë të familjes shqiptare. Sakaq, në rrugë ndodhej edhe pronari i shtëpisë, Tomaso Mengoni, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi. “Burri ishte i përfshirë nga flakët dhe në tension e sipër u bërtiste shqiptarëve që të zbrisnin menjëherë poshtë”,- vazhdojnë ata rrëfimin. Sipas disa dëshmive nga fqinjët, gruaja e shtëpisë, Angjelina, pak minuta para shpërthimit kishte dalë nga apartamenti dhe shkoi për të trokitur në derën e pronarit të shtëpisë. Ajo do të lajmëronte për erën e fortë të gazit që ishte përhapur në të gjitha cepat e shtëpisë së tyre. Por në momentin e parë që ajo u ngjit sipër ndodhi shpërthimi i madh. Një tjetër dëshmi vjen në i afërm i familjes, Kolombo Gjonaj, i cili rrëfeu dje për mediat se ishin verifikuar më parë tre raste të ngjashme, por askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr. “Edhe herë të tjera kishte ndodhur që rubinetat e gazit të liheshin hapur. Kjo që ndodhi sot ishte paralajmëruar më parë dhe është njëlloj sikur të na i kenë vrarë të afërmit tanë, sepse ne e kishim ngritur zërin edhe më parë, por askush nuk ndërhyri për të parandaluar këtë tragjedi”,- mësohet të ketë thënë ai.