Braçe: “Në Kushtetuese ligji “Për inspektimin e ndërtimeve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste reagon një ditë pas vendimit të Qeverisë për të shtuar kompetencat e Inspektoratit të Ndërtimit, duke ngritur pranë tij një strukturë të veçantë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe, pohoi se selia rozë do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim, i cili bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur veprimet e fundit abuzive të ekzekutivit. Braçe ka shpjeguar se ky projektligj i ri i ekzekutivit i jep Inspektoratit të Ndërtimit kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia ka hequr. Braçe ka kontestuar dhe vendimin për shtyrjen e moratoriumit të skafeve. Sipas tij, ky ligj diskriminon shqiptarët, duke u hequr të drejtën e lundrimit që nuk e bën me të huajt.
Kontestimi
“Ne do të atakojmë këtë projektligj bashkë me ndryshimet e tij në Gjykatën Kushtetuese, në rastin më të parë që merr formën e plotë. Individët e rekrutuar deri tani në Inspektorat, marrë nga arkivat e 14 shtatorit, shtuar me gangsterë të rinj, do të atakohen prej nesh me forcën e ligjit”, - tha dje Braçe. Ai theksoi se arsyeja e vetme e këtyre vendimeve të Qeverisë është për të krijuar një mburojë edhe ligjore për veprimet e fundit të ndërmarra nga Ekzekutivi. Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e së premtes, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për disa shtesa në ligjin “Për inspektimin e ndërtimit”, i cili zgjeron më tej përgjegjësitë dhe detyrat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik. Kryeministri, gjatë kësaj mbledhjeje, u shpreh se për Qeverinë është përparësi absolute siguria e qytetarëve, prandaj ky ligj do të kalojë me përparësi në Parlament që inspektorati qendror të ndërhyjë në të gjitha rastet kur shkelen kondicionet urbanistike dhe kërcënohet siguria publike. Kryeministri u shpreh se kjo bëhet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, për të mbrojtur jetën e qytetarëve shqiptarë. “Ajo që ndodhi në pallatin e Gjirokastrës, për shkak të papërgjegjësisë së autoriteteve vendore apo të tjera, mund të përsëritet në këtë vend periodikisht. Ndërtimi mbi rrugë dhe mbi oborre shkollash mund të përsëritet për shkak të babëzisë”, - tha ai. Duke theksuar se kjo situatë nuk mund të tolerohet më tej, Kryeministri bëri të ditur se qeveria do të autorizojë inspektoratin për ndërhyrjet më të fuqishme, më energjike. Ai ka shtuar se janë të shumtë qytetarët shqiptarë, të cilët, të inkurajuar nga kjo përpjekje e qeverisë, kërkojnë me çdo kusht të veprohet, pasi është cenuar seriozisht siguria e tyre. “Ky ligj do të kalojë me përparësi në Parlament, në mënyrë që inspektorati qendror të ndërhyjë në të gjitha rastet kur shkelen kondicionet urbanistike dhe kërcënohet siguria publike”, - tha ai. Një tjetër pikë të cilën deputeti socialist e sulmoi fort ishte edhe vendimi për shtyrjen edhe me tre vjet të tjera të moratoriumit të skafeve. Sipas tij, ky ligj diskriminon qytetarët shqiptarë duke u hequr mundësinë e lundrimit, gjë që nuk e bën me të huajt. Për të mbështetur pohimet e tij, Braçe iu referua një aksioni të disa ditëve më parë të Policisë së Shtetit, ku një mjet lundrues i drejtuar nga një i huaj, u dyshua për trafik lëndësh narkotike. Një alarm, që sipas Braçes, rezultoi i rremë, por që mjafton për të kuptuar se trafiku mund të bëhet edhe nga shtetasit jo shqiptarë. Deputeti i Partisë Socialiste theksoi se ky vendim mund të jetë një tjetër skemë që lidhet me skandalin e shitjes së detit në favor të shtetit grek dhe që shërben si një tjetër justifikim për të mbuluar këtë moment.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009