Balla: “Vetëm në Iran dhe Shqipëri nuk hapen kutitë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Socialistët shtojnë argumentet për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të zhvilluara më 28 qershor. Deputeti Taulant Balla pohoi dje se vetëm në Shqipëri nuk hapen kutitë e votimit, ndërkohë që një gjë e tillë u bë dy ditë më parë edhe në Rumani. “Në Rumani filloi dje procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit të votave dhe bëhet fjalë për një vend ku kanë marrë pjesë më shumë se 10 milionë votues, ndërsa ka pasur vota të pavlefshme rreth 140 mijë”, - theksoi Balla. Deputeti socialist, në mbështetje të kërkesës së Partisë Socialiste, iu referua edhe eksperiencave të vendeve të tjera veç Rumanisë. “Në djepin e demokracisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, kutitë u hapën ndërsa rinumërimin e bënë gazetarët. Në Itali pak vite më parë u respektua kërkesa e Berluskonit për hapjen e kutive dhe rinumërimin e fletëve të votimit. Edhe në Afganistan ku ne kontribuojmë me forcat tona të armatosura, u hapen kutitë dhe u rinumëruan votat. Vetëm në Iran dhe në Shqipëri nuk hapen kutitë”, - tha ai ndërsa përsëriti kërkesën për largimin e Kryeministrit. Sot ka vetëm një kusht: Sali Berisha o hap kutitë, ose largohu”, - u shpreh Balla. Deklaratat e tij i ka kundërshtuar demokrati, Viktor Gumi i cili pohoi dje se nuk mund të jetë zgjidhje për realitetin shqiptar dhe për bojkotin e PS-së gjetja elementeve apo precedentëve të shkëputur majtas apo djathtas. “Në Rumani ka qenë një vendim gjykate që ka urdhëruar hapjen e kutive të votimit për më tepër që diferenca midis kandidatëve ka qenë më e pakët sesa numri i votave të pavlefshme”, - tha ai ndërsa shtoi se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur.
PS: “Berisha të faktojë akuzat ndaj Ramës”
Partia Socialiste i kërkon kryeministrit Sali Berisha të faktojë akuzat kundrejt kryetarit të saj, por njëkohësisht dhe kryetarit të Bashkisë, Edi Rama. Zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj, pohoi dje se demokratët janë kapur mat nga kutitë e mbyllura dhe për të larguar vëmendjen prej tyre hapin të tjera argumente. “Karagjozllëku me të vërtetën e me opinionin publik ska të sosur. Del Poni i listave të manipuluara e kutive të mbyllura dhe kërkon shkarkimin e Ramës si kryetar bashkie me akuzat që Edi Rama i ka çuar në gjykatë e në prokurori”, - u shpreh Imeraj. Deklarata e saj erdhi pasi Ferdinand Poni deklaroi se do të kërkohet nga këshilltarët bashkiakë demokratë, shkarkimi i Edi Ramës. “Këta zotërinj janë kapur mat tek kutitë e mbyllura dhe çfarë nuk hapin e përhapin për të shpërqendruar vëmendjen, por e kanë të kotë, sepse nuk i shpëtojnë dot ballafaqimit me të vërtetën duke ngritur një mal shpifjesh e intrigash për ti larguar sytë e shqiptarëve nga krimi i fshehur në kutitë e 28 Qershorit”. Më tej, duke folur për akuzat ndaj Ramës, Imeraj theksoi se janë dhjetë padi në gjykatë e dhjetë padi në prokurori që e presin Sali Berishën. “Le të bëhet burrë e ti faktojë ato akuza të turpshme për çdokënd, jo më për një kryeministër”,- deklaroi zëdhënësja e PS-së.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009