Topi firmos transferimin e shtatë prokurorëve
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Presidenti i Republikës kthen në dekret propozimet e Kryeprokurores për transferimin e shtatë prokurorëve. Me një dekret të posaçëm, Bamir Topi ka transferuar shtatë prokurorë. Në të gjitha rastet, Ina Rama ka propozuar ngritjen në detyrë të vartësve të saj. Kështu, tre oficerë të Policisë Gjyqësore do të shërbejnë si prokurorë në rretheve.
Dekreti
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar emërimin dhe transferimin e disa prokurorëve, bëri të ditur zyra e shtypit e Presidencës. Sipas Kushtetutës dhe me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Ina Rama, Kreu i Shtetit, Bamir Topi, dekretoi emërimin e Altin Dumanit si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë. Afrim Shehu, me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Sipas dekretit të presidentit, Artur Cara, me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Ndërsa Gentjan Stoja, me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokuror pranë kësaj prokurorie. Në dekretin e Kreut të Shtetit thuhet se Afërdita Vatnikaj, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndërkohë që Suela Salavaci, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Një tjetër lëvizje është edhe ajo e prokurorit Zeqir Hodo, i cili do të lërë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Transferimet
Transferimi i punonjësve të akuzës vjen pak kohë pas firmosjes së 18 lëvizjeve në organin e akuzës. Burime nga akuza bëjnë të ditur që pas marrjes së drejtimit të organit qendror të akuzës nga Ina Rama janë bërë një sërë lëvizjes si në Prokurorinë e Përgjithshme edhe në atë të Tiranës e të rretheve.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009