Protesta për pronën, 7 gratë zbresin nga tarraca

Gratë dje gjatë protestës
TIRANË- Ka marrë fund protesta dy ditore e 7 grave në kryeqytet, të cilat ishin ngujuar në tarracën e një pallati në ndërtim.
Mësohet se gratë kanë rënë dakord që të zbresin nga tarraca, por ende nuk janë bërë me dije detajet e marrëveshjes mes familjeve në protestë, dhe ndërtuesit të pallatit.
Më herët, grate nuk kane pranuar ofertën që të merrnin 12 për qind të banesave të ndërtuesit të pallatit Namik Pelivani.
Mengjesin e sotem kane perseritur se nuk do të zbresin prej andej derisa t`u jepet një zgjidhje problemit të tyre duke kërcënuar edhe me vetëflijim. Nderkohe qe pronari ka dekalruar sot ne nje interviste per “Panorama” se asgje nga pretendimet nuk eshte i vertete, pasi ai qe prej vitit 2009 po u paguan qirate.
Nje dite me pare familjarët të cilët mbështesin gratë në tarracën e pallatit, kërkuan ndihmën e ministrit të drejtësisë, Bujar Nishani, kryeministrit, Sali Berisha dhe kryeprokurores, Ina Rama. Ata kërkuan që të ngrihet një grup pune që të merret me procesin e hetimit dhe gjykimit të pretendimeve të tyre.
Banorët kanë kërcënuar se nëse problemi i tyre nuk gjen zgjidhja sa më shpejt, ditën e nesërme ata do të bllokojnë rrugën kryesore të zonës.
Ata shprehen se janë rreth 20 familje, dhe se kërkesa e tyre është vetëm zbatimi i kontratës, e cila është firmosur nga pronari i pallatit në ndërtim, Namik Pelivani dhe i deleguari i tij.
Vendi i ngjarjes vazhdon të ruhet nga forcat e policisë, ndërsa gratë nuk kanë lëvizur për asnjë moment nga tarraca që prej mëngjesit të sotëm.
Nderkohe pronari i pallatit ne ndertim, Namik Pelivani ka deklaruar per News 24 se nuk ka asgje te vertete ne pretendimin e grave. Ai pretendon se 6 familje duan te perfitojne padrejtesisht.
Te gjitha keto familje, pronare te truallit ku eshte ngritur ndertesa, pretendojne se nuk jane kompensuar nga pronari i pallatit, dhe se kane kaluar te gjitha afatet.