Konflikti PD- TopiMeta: S'jemipalë me askënd
TIRANE- Zv kryeministri njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta reagoi sot ndaj konfliktit të fundit mes presidentit dhe maxhorancës në lidhje me emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i LSI-së, aleatja e PD-së në qeveri, deklaroi sot në një konferencë për shtyp në ministrinë e Jashtme se mes institucioneve duhet të ketë frymë bashkëpunimi dhe jo konflikti.
“Janë të gjitha instrumentet për të vërtetuar kushtetueshmërinë e veprimeve apo mos veprimeve” nënvizoi kryetari i LSI-së i cili në qeveri mban postin e zv kryeministrit.
Zoti Meta shtoi se në këtë kuadër “LSI do të ketë veprime parimore ndaj institucioneve dhe nuk do të ketë palë me askënd. “
I pyetur në lidhje me trajnimin e diplomatëve në Rusi, zoti Meta tha se lajmet janë “të pavërteta” dhe se marrëdhëniet me NATO-n janë të pacenueshme. (vazhdon)
(s.g/BalkanWeb)