E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: 100 mijë shqiptarëhumbën punën, qeveriapërgjegjëse

TIRANë- Partia Socialiste ka bërë sot përgjegjës pushtetin PD-LSI për humbjen e 100 mijë vendeve pune vetëm në pak muaj.
Në një prononcim për mediat, deputeti i selisë rozë Arben Ahmetaj tha se problemet e shkaktuara nga papërgjegjshmëria e këtij pushteti do të marrin fund me qeverisjen e socialistëve.

Ahmetaj theksoi se “në sektorin e bujqësisë gjatë muajve të fundit të 2009-s janë humbur 73 mijë vende pune, ndërkohë që qeveria mburret me investime fantazëm në bujqësi”
Sipas tij "shqiptarët sot po kuptojnë që arsyeja kryesore e varfërisë dhe shkatërrimit ekonomik të tyre është korrupsioni i qeverisë.

Ndërkohë PS shprehu shqetësim për situatën ekonomike duke deklaruar se sektori i fasonëve po kërkon ndihmë nga qeveria për të mos falimentuar.

"Ndërsa qeveria mburret për rritje të eksporteve, sektori i fasonëve ka dhënë sot alarmin dhe kërkon ndihmën e qeverisë. Sipas tij , 11 mijë vetë janë pushuar nga puna në këto ndërmarrje për shkak të krizës ekonomike" theksoi Ahmetaj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›