E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Marrëdhënietme NATO-ntë pacënueshme

TIRANE- Zv kryeministri njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta rrëzon deklaratat e ambasadorit shqiptar në Rusi Sokol Gjoka se një pjesë e mirë e diplomatëve trajnohen në Rusi. Në konferencën për shtyp të organizuar sot në mesditë shefi i diplomacisë shqiptare i cilësoi “të pavërteta”.

Zoti Meta nënvizon se “marrëdhëniet me NATO-n janë të pacenueshme".

Një ditë më parë "Gazeta Shqiptare" botoi deklaratën e ambasadorit shqiptar në Rusi Sokol Gjoka i cili gjatë një takimi me studentë dhe diplomatë në Universitetin MGIMO) të Ministrisë së Jashtme Ruse të mbajtur më 25 shkurt të këtij viti kishte thënë se një pjesë e mirë e diplomatëve shqiptarë trajnohen në Rusi. Në këtë takim ai pohoi edhe bashkëpunimin Shqipëri-Rusi në fushën e sigurisë dhe të shërbimeve sekrete. ( ne foto universiteti MGIMO ne Rusi)
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›