Konflikti Peka-Premci dosja drejt pushimit
Konflikti mes zv.ministrit te Brendshem Avenir Peka dhe drejtorit te FLO-se Shemsi Premci mund te shuhet nga prokuroria pasi nga verifikimet e nevojshme nuk kane rezultuar elemente te vepres penale. Akuza thote se ceshtja eshte drejt pushimit dhe per kete veprim do te njihen edhe Peka e Prenci te cilet kane shkembyer ofendime gjate fushates elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit. Zv.ministri Peka qe kishte edhe detyren e ministrit te Brendshem para zgjedhjeve sipas kallezimeve ne prokurori ka kryer disa telefonata ne drejtim te shefit te Forcave te Levizjeve Operacionale. Konflikti u raportua ne prokurori ku depozituan kallezime per njeri-tjetrin si Peka ashtu edhe Premci te cilet pretendonin se ishin fyer apo kercenuar nga njeri-tjetri. Akuza thote se ka kryer veprime hetimore duke marre edhe disa sms apo tabulatet telefonike dhe nga verifikimet e nevojshme ceshtja mund te konsiderohet e mbyllur pasi vepra penale e pretenduar si nga Premci ashtu edhe nga Peka nuk eshte kryer. Ne Prokurorine e Tiranes eshte paraqitur shtetasi Shemsi Premci i cili pretendon se eshte fyer dhe ka marre urdher te jashteligjshem nga zv/ministri Avenir Peka. Ky i fundit ka depozituar ne sekretarine e prokurorise nje kallezim ndaj Premcit per fyerje dhe moszbatim te urdhrit thane burimet nga Prokuroria e Tiranes. Perplasja midis zv.ministrit dhe drejtuesit te pare ne Policine e Shtetit filloi ne momentin e nje incidenti ne Bathore mes perfaqesuesve te Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.