E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti Topi-Berisha 10 ambasadore antiligjore

U mbaron mandati ne NATO BE KiE Itali Zvicer e Kroaci. Ne 4 seli ka te ngarkuar me pune

Konflikti institucional mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi nxjerr jashte funksionit sherbimin diplomatik pasi nje pjese e mire e ambasadoreve po qendrojne ne detyre tej afatit ligjor. Pasojat e ketij konflikti Kryeministri-Presidence duket se po i vuan sherbimi i jashtem diplomatik i cili po shkakton bllokim te procesit te emerimeve te ambasadoreve. Qeveria shqiptare me sakte Kryeministri per shkak te konfliktit me Presidentin po le ende ambasadore ne detyre qe iu ka mbaruar mandati apo jane ne prag te skadimit. Ambasada te rendesishme te vendit tone ku Shqiperia synon te jete pjese aktive apo dhe eshte anetare e ketyre organizmave nderkombetare tashme kane ambasadore tej afatit ligjor. Ne seline e NATO-s qendron si ambasador Artur Kuko i cili eshte emeruar ne vitin 2007. Ne prag te mbarimit te mandatit eshte dhe posti i ambasadores se Bashkimit Europian Mimoza Kondo Halimi. Ne baze te listes zyrtare te Ministrise se Jashtme rezulton se edhe Llesh Kola qendron ne detyren e ambasadorit tej afatit ligjor. Atij i kane skaduar dy postet si ambasador ne Itali i emeruar ne 2006-n dhe si ambasador ne Malte i emeruar ne vitin 2007. Edhe ambasadores shqiptare ne Keshillin e Europes Margarita Gega i ka mbaruar mandati ligjor pasi e ushtron ate detyre qe nga viti 2007. Ne muajin maj Shqiperia pritet te marre Presidencen e radhes se Keshillit te Europes gje qe e gjen me nje mandat ambasadori te skaduar. Ne te njejten situate jane edhe drejtuesit kryesore te ambasadave ne France Vatikan Slloveni dhe Kroaci. Ambasadori yne ne Zvicer Mehmet Elezi qendron ne kete detyre qe prej vitit 2005. Sipas ligjit Per sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise ambasadoret emerohen dhe lirohen nga Presidenti i Republikes me propozimin e Kryeministrit. Ministri i Puneve te Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimet perkatese per emerimin dhe lirimin e ambasadoreve. Ata gezojne nje mandat qe varion nga 2-4 vjet. Diplomatet emerohen ne perfaqesite diplomatike te Republikes se Shqiperise te akredituara ne shtete te tjera te pakten dy vjet pasi kane marre graden e pare diplomatike atashe. Ata qendrojne me sherbim ne te njejten perfaqesi diplomatike si rregull per nje periudhe 4-vjecare. Procedurat e emerimit ne perfaqesite diplomatike percaktohen ne Rregulloren per Sherbimin e Jashtem thuhet ne nenin 30 te ligjit. Nese do te aplikohej afati dyvjecar i qendrimit te ambasadoreve i bie qe aktualisht te ndryshohen 70 e diplomateve ne misionet diplomatike shqiptare.

Te ngarkuarit me pune

Per shkak te kesaj perplasjeje institucionale Shqiperia ne kater seli diplomatike nuk perfaqesohet ne nivel ambasadoresh. Tipike eshte ajo ne Britanine e Madhe ku pas doreheqjes se Zef Mazit eshte caktuar Mal Berisha si i ngarkuar me pune. Titullare te ketij niveli ka ne ambasaden ne Republiken eke ne Kuvajt dhe ne Malajzi. Per ceshtjen e ambasadorit ne Britanine e Madhe vete kreu i shtetit Bamir Topi shprehu shqetesimin e mosparaqitjes se nje propozimi te ri nga qeveria. Une jam i bindur qe ju e dini qe cdo propozim sipas ligjit dhe Kushtetutes vjen nga Kryeministri dhe pasi kalon ne filtrin parlamentar ne Komisionin e Politikes se Jashtme vjen per tu dekretuar te Presidenti. Pas doreheqjes se zotit Mazi besoj perkon me nje periudhe rreth nje vit e gjysme me pare nuk ka ende asnje propozim ne tryezen e Presidentit. Nuk kam asnje propozim. Jo jo absolutisht Nuk ka propozim nuk ka iniciative. Dhe sigurisht te lesh pa perfaqesim ambasadori ne Londer eshte padyshim mungese pergjegjesie. Nderkohe qe Britania e Madhe e zevendesoi menjehere ambasadorin duke i dhene shume rendesi marredhenieve me Shqiperine tha Topi te enjten e shkuar ne intervisten e dhene ne Top Channel. Ndersa ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne nje prononcim ne mediat vizive deklaroi se sigurisht qe duhet disiplinuar me mire qe edhe ferkimet politike qe mund te ekzistojne ndermjet institucioneve te ndryshme te mos kene impakte te tilla negative qe te mos reflektohen ne nje proces te caktuar. Une do te thoja se kjo duhet rregulluar me tej dhe kjo eshte nje nga pikat te cilen ne jemi duke e perpunuar me tej ne reformen ligjore. Por dua te them edhe kete qe te gjithe Perfaqesite tona diplomatike kane diplomatet me kualifikim perkates te cilet ndonese mund te jene shefa misionesh mund te jene te ngarkuar me pune dhe eshte nje praktike qe perdorin shume vende. Edhe vende te tjera ne Shqiperi kane derguar per nje periudhe te caktuar te ngarkuar me pune pra kjo praktike eshte standarde diplomatike nderkombetare dhe mund te them qe asnje nga misionet nuk ka kompromentuar cilesine e punes se tij.

var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-4bea66584373e40762e45360a75bb73a function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Komisioni i Ligjeve kthen pr/ligjin per pronen edhe mazhoranca kunder 57 minuta me pare ... Komisioni parlamentar i Ligjeve ka kthyer per rishikim draftin e ... Rama leter Berishes Te nisim bisedimet per presidentin 8 ore me pare ... Kreu i PS-se i ka bere ftese publike pozites per te nisur dialogun per zgjedhjen e kreut te shtetit Zyrtarizohet partia e Bamir Topit 10 ore me pare ... Kreu i grupit nismetar te Fryma e Re Demokratike Gazment Oketa prezanton programin e partise Partia e Topit kap 246 like ne Facebook 1 dite me pare ... Gjergj ErebaraE krijuar vetem nje dite me pare pelqimet po rriten cdo minut Berisha ne jubileun e Vatres Homazh per ata burra qe 100 vjet me pare themeluan ketu ne atdheun e lirise 1 dite me pare ... Ne perfundim te vizites se tij ne SHBA Kryeministri Berisha ... Kandidaturat per president Aleanca Demokristiane propozon Jozefina Topallin 2 dite me pare ... Pas Fatos Nanos dhe Neritan Cekes zbulohet emri i kryetares se parlamentit. PD e PS ende pa emra kandidatesh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›